Aktivitetet



E enjte, 3 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotshme të gjashtëdhjetë, shqyrtoi gjashtë Propozim-ligje.

- Komisioni në leximin e dytë i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë zejtare;
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe 
  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Lubisav Ivanov Xingo, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për këto Propozim-ligje nuk janë paraqitur amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni konkludoi që këto Propozim-ligje t'i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Në leximin e dytë, Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik.

Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë paraqitur amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për këtë Propozim-ligj paraqiti dy amendamente.

Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik ta përcjell në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Në leximin e dytë u shqyrtua edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti.

Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë paraqitur tre amendamente nga deputetja Nada Stançevska.

Në debatin për amendamentet morën pjesë anëtarja i Komisioni për Çështje Ekonomike, zonja Nada Stançevska dhe zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov.

- Në mbledhjen e njëjtë, në leximin e dytë, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime ndërtimore, për të cilin arsyetim dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov.

U theksua se qëllimi i ndryshimeve të propozuara është harmonizimi i procedurës për zgjidhjen e ankesës, e cila do të mundej të paraqitet në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, në pajtim me dispozitat e Propozim-ligjit.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara do të futet unifikim i procedurës për vendosje si dhe në lidhje me ligjet tjera nga sfera ekonomike, me çka në mënyrë të rëndësishme do të vjen deri te përmirësimi i parashikimit dhe unifikimit për të gjitha procedurat të cilat mund të ngritën.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranuar dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click