Aktivitetet



E enjte, 24 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotshme të gjashtëdhjetedy, në lexim të dytë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimet ndërtimore; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike.

Kryetari i Komisionit, Z.  Ljubisav Ivanov-Xingo, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të tre Propozim-ligjet nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi që të tre Propozim-ligjet t'i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  


 

Click