Aktivitetet



E premte, 18 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetekatërtë  të mbajtur më 17 mars 2011, si trup punues amë e shqyrtoi: 

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Z.  Spiro Ristovski, i arsyetoi ndryshimet dhe plotësimet e propozuara dhe njëherit shprehu kënaqësi në lidhje me pranueshmërinë e Propozim-ligjit nga ana e deputetëve.

Deputetja Znj. Violeta Tasheva, shprehu falemenderim për Qeverinë dhe për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, për përmbushjen e kërkesave të propozuara nga ana e Lidhjes së personave të verbër të Republikës së Maqedonisë dhe njëherazi propozoi të vazhdojë bashkëpunimi  ndërmjet Lidhjes së personave të verbër dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ndryshimet e këtij ligji janë me rëndësi të madhe dhe paraqesin hap të madh për personat me pengesa fizike dhe mentale, si dhe për personat pa prindër dhe personat e verbër - theksoi deputetja Darka Petrushevska.

Mbështetje të tekstit të propozuar të ligjit, shprehu edhe kryetari i Komisionit, deputeti Z.  Ilija Kitanoski.

Pas debatit, Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale Propozim-ligjin e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
 
 

Click