Aktivitetet



E hënë, 14 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetenjë, të mbajtur më 11 mars 2011, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim; 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike.

Arsyetim të Propozim-ligjeve dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, Dr. Metodi Haxhi-Vaskov.

- U theksua se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për falimentim dalin nga numri i madh i kërkesave nga ana e bashkësisë së biznesit dhe të gjithë faktorëve të tregut ekonomik në Republikën e Maqedonisë. 

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është që të arrihet transparencë dhe efikasitet më i madh në realizimin e procedurës së falimentimit  dhe të mënjanohen negativitetet e konstatuara. 

Zëvendësministri i Ekonomisë i theksoi ndryshimet dhe plotësimet më të rëndësishme. Ndryshim kyçës është futja e E-falimentimit, përkatësisht futet obligimi i drejtorëve të falimentimit që të gjitha ndryshimet dhe vendimet që janë miratuar nga ana e gjykatës, të jenë ligjërisht të obliguar t'i përcjellin në internet-portalin e Regjistrit Qendror. 

Me këtë ndryshim arrihet transparencë më e madhe e sundimit të përgjithshëm të procedurës së falimentimit dhe konstatohet përgjegjësia e saktë e personit që duhet t’i dorëzoj të gjitha të dhënat për regjistrin adekuat.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara bëhet thjeshtëzimi, përkatësisht lehtësimi i mënyrës së hapjes së procedurës së falimentimit. Është paraparë anulimi i obligimit gjatë hapjes së procedurës së falimentimit, përkatësisht paraqitja e një numri të madh të dokumenteve që në kornizat e hapjes së procedurës së falimentimit në afat prej 30 ditëve të jenë të furnizuara nga ana e drejtorit falimentues. 

Pjesa e tretë e ndryshimeve të propozuara ka të bëjë me përforcimin e përgjegjësisë që e kanë drejtorët falimentues gjatë  gjithë procedurës, duke marrë parasysh se me këto ndryshime dhe plotësime përforcohet përgjegjësia në pjesën e zgjatjes së procedurës së falimentimit.  Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se në këtë pjesë ligji do të jetë më rigoroz  dhe do të ketë zgjidhje për zbatimin e procedurave më efikase nga ana e drejtorëve falimentues. 

Pjesa e katërt e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara del nga funksionimi i deritanishëm i licencimit të funksionimit të Dhomës së drejtorëve falimentues dhe fushëveprimi i përgjithshëm i tyre i punës.  Me ndryshimet e propozuara përcaktohet shuma minimale e anëtarësimit vjetor dhe zvogëlimi i kriterit të viteve në profesion që janë të nevojshme për nivelin e domosdoshëm minimal për dhënien e provimeve profesionale. 

Pjesa e pestë e ndryshimeve ka të bëjë me dispozitat në pjesën e avancimit të politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë. 

Në debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falimentim mori pjesë kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, Z.  Ljubisav Ivanov-Xingo.

- Sa i përket Ligjit për veprimtari turistike, qëllimi i ndryshimeve të propozuara është që i njëjti të harmonizohet me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese dhe Ligjin për kundërvajtje, si dhe të merren parasysh propozimet e Inspektoratit shtetëror të tregut në pjesën e kufizimeve të shumave që  paguhen aty për aty dhe dënimeve mandatore  nga gjobat që shqiptohen nga ana e Komisionit për kundërvajtje. 

Ndryshimet e propozuara përmbajnë zgjidhje për marrje të kompetencës së ministrit të Ekonomisë të vendos për ankesën  e vendimit për ndalim të përkohshëm të kryerjes së veprimtarisë e miratuar nga Inspektori shtetëror i tregut dhe kjo kompetencë t’i jetë  bartur Komisionit për ankesa, që duhet të formohet pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Me këtë ndryshim bëhet harmonizimi i pakos së ligjeve edhe atë në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë, ndër të cilët edhe Ligjit për veprimtari turistike, me dispozitat e Ligjit për  mbikëqyrje inspektuese, zvogëlimi i shumës së gjobave që shqiptohen aty për aty, dënimet mandatore të personit juridik, të personit përgjegjës në personat juridik dhe të tregtarit individual, në mesatare për 35% në lidhje me gjobat që shqiptohen nga ana e komisioneve për kundërvajtje. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligji në masë të madhe do të përmirësohen kushtet për kryerjen e veprimtarisë hoteliere në Republikën e Maqedonisë dhe rritjen e kualitetit të shërbimit në sektorin hotelieri.  

Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara është propozuar të bëhet tekst i spastruar nga ana e  Komisionit Juridiko-Ligjvënës, nga shkaku që gjatë periudhës së kaluar  janë bërë disa ndryshime dhe plotësime të këtij Ligji, dhe i njëjti do të jetë në dobi të madhe dhe me  rëndësi për shumë subjekte në Republikën e Maqedonisë.

Në debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike  mori pjesë zëvendësanëtarja e  Komisionit për Çështje Ekonomike, Znj. Zumrete Jakupi.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim (leximi i parë) dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click