Aktivitetet



E enjte, 3 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 63-të, e mbajtur dje, si trup punues amë i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital- leximi II dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion të punës - leximi II.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës sociale z.  Spiro Ristovski theksoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital apo i njohur si, Ligji që e rregullon shtyllën e dytë pensionale, është një prej ligjeve me të cilat Qeveria mundohet të kontribuojë në përmirësimin e biznes klimës së përgjithshme në Republikën e Maqedonisë. 
Sipas kësaj, dhe duke pas parasysh faktin se veç më në vitet e kaluara shtyllat private pensionale absorbuan sasi jashtëzakonisht të lartë të kapitalit, numri i të pensionuarve potencial u rrit në 270 mijë shfrytëzues me llogari individuale, ndërsa instrumentet për investim u zvogëluan.  Për shkak të kësaj, u paraqit nevoja e zgjerimit të mundësisë për investim në një numër më të madh instrumentesh, ndërsa me këtë të fitohet edhe diverzifikim më i madh ose ulje e rrezikut në treg gjatë investimit të mjeteve, dhe që Qeveria propozon ndryshim me të cilin 1,5% të mjeteve me të cilat disponojnë për momentin fondet private pensionale, të mund t'i shfrytëzojnë për investim në aksione në shoqëritë aksionare, aksionet e të cilave tregtohen në bursën e Maqedonisë. 

Duke pas parasysh faktin që pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë kompani që janë shumë profitabile, Qeveria pret rritje të fitimit për çdo shfrytëzues individual në fondet private pensionale. Krahas kësaj, me këtë ndryshim lejohet edhe investimi i një pjese të mjeteve në fondet private investuese, me çka rritet ulja e rrezikut, kurse nga ana tjetër sigurohet një sasi e kapitalit të ri me shumë rëndësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në kuadër të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë.  

Deputetja Svetllana Jakimovska theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, kanë për qëllim zgjerimin e mundësive për investimin e mjeteve nga fondet e detyrueshme pesionale që vazhdimisht rriten ndërsa instrumentet ekzistuese për investim ulen.  Beneficionet  për anëtarët e shtyllës së dytë pensionale do të jenë më të mëdha nëse fondet private pensionale kanë mundësi që një pjesë të kapitalit të vet, më saktësisht 1,5% ta investojnë në aksione në shoqëritë aksionare aksionet e të cilave tregtohen në bursën e Maqedonisë.

Në nenin 1, ndryshimet kanë të bëjnë me mundësinë për investim në aksione të lëshuara nga shoqëritë aksionare të cilat tregtojnë në bursë me obligim të veçantë për dorëzimin e raporteve të rregullta  te Komisioni për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë. Krahas mundësisë për investim në fonde të hapura dhe të mbyllura investuese, propozohet edhe mundësia për investim në fonde private investuese, me çka diverzifikohet rreziku.  Me këtë, një pjesë e vogël e mjeteve të fondeve të detyrueshme pensionale shkojnë për ekonominë e Republikës së Maqedonisë, që pozitivisht ndikon në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që do të ndikojë në zhvillimin e kapitalit dhe zhvillimit të fondeve private pensionale.  Saktësohet mundësia të investohen mjete edhe në fondet investuese me seli në vendet e Bashkimit Evropian dhe  OECD. Numri më i madh i fondeve të huaja investuese në politikën e vet investuese shfrytëzojnë teknika të mbrojtjes së mjeteve dhe obligimet e fondit investues të cilët përfshijnë përdorimin e instrumenteve derivative me të cilët munden të mbrohen më së shumti 20 % nga mjetet e fondit investues.   Me këtë grup të fondeve bien një numër i madh i fondeve investuese të cilët tregtohen në bursë (ETF), të cilët investojnë në numër të madh të kompanive nga ekonomitë e ndryshme, në atë mënyrë e krijojnë portofolin global me të cilin diverzifikohet rreziku nga investimi, ndërsa edhe shpenzimet transaksionale për investim në pjesët e këtyre fondeve janë shumë më të vogla se sa fondet klasike investuese.  

Me nenet 2 dhe 3 përkufizohet kufizimi për investim në fondet private edhe atë në investimin e përgjithshëm si dhe në investimin individual përmes fondit privat investues.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektimin e punës, deputetja Svetlana Jakimovska, theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit janë për arsye të harmonizimit të Ligjit për mbikëqyrje inspektuese me këtë ligj dhe pranimin e përvojave pozitive të vendeve të Bashkimit Evropian.
Me nenin 1 plotësohet neni 3 i ligjit ekzistues dhe parashihet drejtori i cili udhëheq me Inspektoratin Shtetëror të Punës të miratoj Program vjetor për punë më së voni deri më 31 dhjetor në vitin vijues për vitin e ardhshëm si dhe plane mujore për punë.

Me nenin 2 ndryshohet paragrafi1 i nenit 9 ku gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese do të zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative dhe Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. 

Me nenin 3 shtohet nen i ri 13-a me të cilin parashihet inspektorati të bashkëpunoj dhe shkëmbej dhe shfrytëzoj të dhëna nga organe tjera dhe institucione.

Me nenin 4 ndryshohet neni ekzistues 17 me të cilin janë përcaktuar masat që i ndërmerr inspektorati në rast të parregullsive të konstatuara gjatë mbikëqyrjes inspektuese.

Me nenin 5 ndryshohet neni 19 ku është paraparë ankesë kundër aktvendimit të inspektorit vendos komision i posaçëm i përbërë prej 3 anëtarëve të cilët i emëron ministri i punës dhe politikës sociale, siç është tani për ankesën të vendos ministri kompetent. Në nenin e njëjtë është paraparë edhe zgjedhja e anëtarëve të komisionit.

Kryetari i Komisionit për punë dhe politikë sociale konstatoi se në afatin ligjor për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital- leximi II dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion të punës - leximi II nuk janë paraqitur amendamente dhe i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click