Aktivitetet



E premte, 18 shkurt 2011

Mbledhja e katërmbëdhjetë e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, sot mbajti Mbledhjen e katërmbëdhjetë me rendin e ditës " Ngjarjet në Kalanë e Shkupit dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Republikën e Maqedonisë".

Krahas kryetarit të Komitetit, z. Xhevat Ademit dhe anëtarëve të Komitetit, në mbledhje morën pjesë edhe:  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Velanoski, ministrja e Punëve të Brendshme, zonja Gordana Jankullovska; Avokati i popullit, z.  Ixhet Memeti; kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë fetare dhe  me grupet religjioze, zonja Valentina Bozhinovska, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë; përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së në Shkup; përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup; Zyra për lidhje me NATO-n në Shkup, si dhe deputetë të tjerë.

Në bazë të debatit, Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive i miratoi këto Konkluzione:

1. Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive e shpreh shqetësimin e vet të thellë me rastin e incidentit në Kalanë e Shkupit që shkaktoi atmosferë të tensionuar ndërmjet bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë. Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, duke u thirrur në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, të drejtat dhe obligimet, e theksojnë rëndësinë e zhvillimit dhe avancimit të mirëkuptimit ndëretnik dhe ndërfetar ndërmjet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë;

2. Anëtarët e Komitetit, e dënojnë këtë incident dhe apelojnë në përgjegjësi më të lartë, në maturi, në mençuri, qetësim të mëtutjeshëm të zemërimeve dhe mbrojtje të qetë të respektimit ndëretnik. 

3. Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, janë të bindur se institucionet e sistemit kanë kapacitet ta zgjidhin këtë çështje të ndjeshme në dobi të stabilitetit dhe ardhmërisë demokratike të Republikës së Maqedonisë.

4. Komiteti, thekson se trashëgimia kulturore e Kalasë së Shkupit, e cila buron nga periudha të ndryshme, e me këtë paraqet shprehje të vlerave të ndryshme civilizuese, është trashëgimi kulturore e përbashkët e cila u takon të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të shtetit tonë të përbashkët dhe paraqet simbol bashkimi, dhe jo e ndarjeve.  

5. Komiteti, është i bindur se të gjitha çështjet e ndjeshme të këtij lloji doemos duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet koordinimit në dialog të hapur politik të të gjithë faktorëve në institucionet e sistemit dhe respektimin e ndërsjellë të vlerave të të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë.

6. Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, konsiderojnë se duhet të vazhdojë sendërtimi i barabartë i kultivimit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore i të gjitha bashkësive etnike, për arsye se karakteri multikulturor dhe multikonfesional i shoqërisë është shtyllë e rëndësishme e ambientit demokratik dhe stabilitetit në Republikën e Maqedonisë.

7.  Komiteti është i bindur se ky lloj i çështjeve të ndjeshme, nuk do të shfrytëzohen nga asnjë parti politike, organizatë joqeveritare ose qytetar, për qëllime tjera politike.

8. Anëtarët e Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, apelojnë te të gjitha partitë politike, te organet e administratës shtetërore, te mediumet, te bashkësitë fetare, sektori joqeveritar dhe te qytetarët, që të bëjnë thirrje për qetësi dhe pajtim dhe të përmbahen nga çdo aktivitet që do të mund t'i rrisë tensionet dhe me maturi dhe nivel të lartë të përgjegjësisë t'u qasen të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Republikën e Maqedonisë.  

9. Këto konkluza t'i dërgohen  Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Kulturës, Avokatit të Popullit, përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në RM-së, përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së në Shkup, përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, Zyrës për Lidhje të NATO-s në Shkup, Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe me Grupet Religjioze, Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive. 

Click