Aktivitetet



E enjte, 3 mars 2011

MBLEDHJA E NËNTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 1 mars 2011 e mbajti Mbledhjen e saj të nëntëdhjetegjashtë, në të cilën si trup punues amë shqyrtoi nëntë Propozim-ligje.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe kontributeve tjera nga vepra penale dhe financimin e terrorizimit (në leximin e dytë), Komisioni shqyrtoi tre Amendamente:

  • Amendamentin e nenit 1 paragrafi 1, 
  • Amendamentin e nenit 1 për shtimin e paragrafit të ri pas paragrafit 1 dhe 
  • Amendamentin e nenit 9, 

të paraqitura nga deputeti Vllatko Gjorçev i cili i arsyetoi të njëjtët.

Zëvendësministri i financave u pajtua me të tre Amendamentet e propozuara, ndërsa Komisioni njëzëri i miratoi.

Komisioni njëzëri konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë përmbushur kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të Plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe kontributeve tjera nga vepra penale dhe financimin e terrorizimin.   

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing (në leximin e dytë) si trup punues amë e shqyrtoi Amendamentin e nenit 4 me të cilin ndryshohet neni 12 paragrafët (1),(2) dhe (3) i paraqitur nga deputetja Nada Stançevska, e cila e arsyetoi të njëjtin.

Përfaqësuesi i Qeverisë u pajtua me Amendamentin e paraqitur. Komisioni njëzëri e miratoi këtë Amendament.

Komisioni njëzëri konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë përmbushur kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të Plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing.   

- Në lidhje me:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës (në leximin e dytë);
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik (në leximin e dytë);
  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzimin dhe disponimin e sendeve të organeve shtetërore (në leximin e dytë);
  • Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës (në leximin e dytë);
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullimin pagesor (në leximin e dytë);
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen e shoqërive aksionare (në leximin e dytë) dhe 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin qendror (në leximin e dytë),

nuk u paraqitën amendamente, prandaj Komisioni njëzëri konkludoi t'i propozoj Kuvendit t'i shqyrtoj dhe t'i miratoj. 
 
 

Click