Aktivitetet



E enjte, 10 shkurt 2011

MBLEDHJA E NËNTËDHJETEKATËRT E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 94-t si trup punues amë i shqyrtoi 

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore (me procedurë të shkurtuar) dhe 
  • Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua, e dedikuar për financimin e projektit “Sistemi kryesor transportues nga MS Brod Gneotino deri në Suvodoll – LOT 3”, që do të lidhet ndërmjet Dojçe Bankës dhe SHA ELEM, (me procedurë të shkurtuar).
    Arsyetim hyrës për ligjet e  propozuara dha zëvendësministri i Financave, z.  Nedim Ramizi. 

Ai theksoi se duke u ballafaquar me numër të madh të kërkesave për privatizimin e tokës ndërtimore, ndërsa duke parë dallime  të caktuara në implementimin e ligjit nga ana e seksioneve kompetente rajonale të Drejtorisë për punë pronësore-juridike si dhe mundësi për avancimin e rregullativës përmes thjeshtësimit të procedurës për privatizim të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe zvogëlimin e shpenzimeve sekondare për kërkuesit në realizimin e të drejtës së privatizimit të tokës ndërtimore, propozohen këto ndryshime dhe plotësime.

Ndryshimet dhe plotësimet i përfshijnë dispozitat e mënyrës së përcaktimit – përcaktimin e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore të ndërtuar në të cilën janë ndërtuar ndërtesa banimi dhe afariste, që kanë dy ose më shumë banesa, përkatësisht hapësira afariste, që kanë pronar të ndryshëm (persona fizikë dhe juridik), të privatizimit të tokës ndërtimore  ku shfrytëzues janë personat fizikë në bazë të pronësisë së më hershme, si dhe dispozitat për procedurën e privatizimit në pjesën e kërkesës dhe shtojcave që duhet t’i paraqesin kërkuesit për privatizim.  Me rëndësi të veçantë janë dispozitat për prolongimin e afatit për privatizimin e tokës ndërtimore, i cili në përputhshmëri me propozimin caktohet të zgjasë deri më 31.12.2012.

Shkak themelor për parashtrimin e Propozim-ligjit është prioriteti i projektit Sistemi kryesor transportues nga MS Brod Gneotino deri në Suvodoll - LOT 3, sepse me mbarimin e eksploatimit të qymyrit nga miniera ekzistuese Suvodoll do të pushojë edhe puna e termocentraleve.

Mjetet e parapara për realizimin e këtij projekti arrijnë 17.318.462 euro nga të cilat, 2.597.769,30 euro do të sigurohen nga SHA ELEM, derisa 14.720.692,70 euro do të financohen me hua nga ana e Dojçe Bankës.  Për realizimin e projektit duhet të paguhet edhe HERMES premia për sigurimin e eksportit në shumë prej 1.279.307,30 euro, i cili në tërësi do të sigurohet nga huaja nga Dojçe Banka me çka shuma e përgjithshme e huas nga Dojçe Banka do të jetë 16.000.000 euro. Huamarrës do të jetë SHA ELEM, nëse Republika e Maqedonisë do të jep garanci shtetërore.  Servisimin e huas do ta bëjë SHA ELEM nga të ardhurat që i realizon, në afate dhe kushte të përcaktuara në Marrëveshjen për hua.

Në debat morën pjesë deputetët z.  Kërsto Mukoski, znj. Vlladanka Aviroviq, z.  Zhivko Pejkovski, z.  Nikolla Kotevski dhe z.  Stojçe Kërstevski.

Komisioni me 7 vota “për” dhe 1 “kundër” konkludoi se në përputhshmëri me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit që ta shqyrtojë  dhe miratojë Ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes për hua, e dedikuar për financimin e projektit "Sistemi kryesor transportues nga MS Brod Gneotino deri në Suvodoll - LOT 3", që do të lidhet ndërmjet Dojçe Bankës dhe SHA ELEM, derisa në lidhje me Propozim-ligjin e dytë nuk u paraqitën amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit që ta shqyrtojë dhe miratojë ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore. 

Click