Aktivitetet



E hënë, 21 mars 2011

MBLEDHJA E NENTEDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e nëntëdhjetenëntë, të mbajtur sot, si trup punues amë i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka Kreditore për Rindërtim – KfV sipas Marrëveshjes për hua  për Projektin “Ujitja e luginës jugore e lumit Vardar—faza II” (me procedurë të shkurtuar);
  • Propozim-ligjin për ngarkim të Republikës së Maqedonisë tek Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për Projektin për ndërtimin e autostradës së Korridorit X, në aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë (me procedurë të shkurtuar).

Arsyetim hyrës për ligjet e propozuara dha zëvendësministri i Financave, Z.  Nedim Ramizi.

Ai theksoi se Ligji për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka Kreditore për Rindërtim – KfV sipas Marrëveshjes për hua për Projektin “Ujitja e luginës jugore e lumit Vardar – faza II” u miratua në nëntor 2009 me qëllim që të krijohen kushtet ligjore për lidhjen e marrëveshjeve për Projektin.

Pasi që lidhja e marrëveshjeve është anuluar për shkak të nevojës së zgjidhjes së çështjeve të caktuara të hapura, u qas drejt ndryshimit të planit për përmbushjen  e obligimeve për pagesë në Marrëveshjen për hua.  Që të mund të qaset drejt lidhjes së Marrëveshjes për hua, është e nevojshme të ndryshohet Ligji për ngarkim me borxh, në kuptim të asaj që huaja do të paguhet në këste gjysmëvjetore  të cilat arrijnë për pagesë më 30 qershor dhe 30 dhjetor çdo vit, duke filluar prej 30 qershor 2016, e duke mbaruar  më 30 qershor 2031. 

Zëvendësministri i Financave theksoi se Projekti për ndërtimin e  autostradës së Korridorit X, në aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë është projekt i madh, me të cilin parashihet ndërtimi i autostradës së re moderne e  aksit rrugor Demir Kapi-Smokvicë, me gjatësi prej rreth 28 km, në përputhshmëri me standardet evropiane, me çka do të kompletohet boshti kryesor i Korridorit X i cili kalon nëpër  Republikën e  Maqedonisë.

Për shkak të kompleksitetit të terrenit në të cilin do të realizohen punët ndërtimore, Projekti është vlerësuar si mjaft i ndërlikuar dhe përfshinë ndërtimin e disa objekteve të mëdha të tipit të urave, tuneleve, mbikalimeve, nënkalimeve dhe vijave rrugore. 

Ky Projekt, sipas projektit të gatshëm themelor dhe projektit të realizuar, arrin shumën rreth 245 milion euro dhe financimi i tij do të kryhet nga më shumë burime:  grant mjetet nga Bashkimi Evropian përmes IPA-s, huaja nga Banka Evropiane për Investim, huaja nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe mjetet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Projekti për ndërtimin e  autostradës së Korridorit X është një ndër të ashtuquajturit  “projekte të mëdha” në kornizat e Programit operativ për Zhvillim rajonal 2007-2011, i financuar përmes komponentit të tretë të Instrumentit për ndihmë paraqasëse – IPA të Bashkimit Evropian (BE).  Për financimin e Projektit në kornizat e Programit operativ janë alocuar  45 milion euro për periudhën 2007-2011. 

Projekti do të realizohet në dy komponentë:

  • Ndërtimi i autostradës së Korridorit X nga Demir Kapia deri në Smokvicë dhe 
  • Ndërtimi dhe instalimi i sistemit elektronik për arkëtimin e taksave rrugore.

Komponentën e parë të projektit do ta implementojë Struktura operative e përbërë prej Ministrisë së Financave – Sektori për financim qendror dhe lidhje të marrëveshjeve, Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Agjencisë për rrugë shtetërore, në përputhshmëri me sistemin e vendosur për menaxhim të decentralizuar me fondet evropiane, ndërsa komponentën e dytë të projektit do ta implementojë Agjencia për rrugë shtetërore. 

Huaja do të paguhet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.  Kusht për lidhjen e Marrëveshjes për hua është miratimi i Ligjit për ngarkim me borxh, në përputhshmëri me procedurën për ngarkim me borxh me lidhjen e Marrëveshjes për hua e përcaktuar në Ligjin për borxhin publik.

Komisioni njëzëri konkludoi se në përputhshmëri me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për ndryshimin e Ligjit për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka Kreditore për Rindërtim - KfV sipas Marrëveshjes për hua për Projektin "Ujitja e luginës jugore e lumit Vardar - faza II".

Për Propozim-ligjin për ngarkim të Republikës së Maqedonisë me hua tek Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për ndërtim të autostradës së Korridorit X, në aksin rrugor Demir Kapi-Smokvicë (me procedurë të shkurtuar), nuk u parashtruan amendamente, prandaj Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitje të Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe ta miratojë këtë Propozim-ligj. 

Click