Aktivitetet



E premte, 28 janar 2011

MBLEDHJA E NËNTËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e Nëntëdhjetenjëtë të mbajtur më 26 janar 2011, si trup amë punues e shqyrtoi Propozim-ligjin për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në fondin Monetar Ndërkombëtar me Linjë Kreditore për kujdesshmëri(në procedurë të shkurtuar).

Arsyetim hyrës për Propozimin e parashtruar dha ministri i financave. z. Zoran Stavrevski. Ai theksoi se bëhet fjalë për instrument të ri në kuadër të FMN-së të cilën bordi i FMN-së e vendosi në fund të gushtit-fillim të shtatorit 2010 dhe në bazë është dedikuar për vendet anëtare të FMN-së të cilat kanë politika të shëndetshme ekonomike, karakteristika të shëndetshme fondamentale të ekonomisë në planin makroekonomik, historia e niveleve të ulëta të deficiteve buxhetor dhe të borxhit të ultë publik.

Kjo do të thotë se vendet të cilat në bazë mundet t’i zgjidhin problemet dhe Çështjet e financimit dhe në mënyrë tjetër, përkatësisht përmes tregut të kapitalit, ndërsa njëkohësisht dhe vendeve të cilat megjithatë kanë rreziqe të caktuara në pjesën para së gjithash të rrethimit ekstrem dhe lidhur me atë kanë disa shkelje  në kuadër ë ekonomive personale nëse ndodhin ngjarje të atilla.  Pas bisedimeve me FMN gjatë kohës së Kuvendit Vjetor dhe bisedimeve vijuese në Republikën e Maqedonisë, është dërguar kërkesë nga ana e Qeverisë së RM-së dhe Bankës Popullore të RM-së për miratimin e kësaj linje kreditore. Këshilli i drejtorëve përmbarues më 19 janar 2011 i miratoi RM-së linjës kreditore për periudhën prej 24 muajve në shumë të përgjithshme prej 413,4 milion të drejta të veçanta të tërheqjes përkatësisht 600 përqind nga kuota që paraqet rreth 475,6 milion euro. Gjatë 12 muajve të parë të linjës kreditore do të jenë të kapshëm së paku 500 përqind të kuotës ose rreth 345 të Drejta Speciale të tërheqjes.

Bordi i FMN-së kishte përkrahje të përgjithshme për politikat ekonomike të vendit dhe për mënyrën në të cilën vendi ballafaqohet me krizën ekonomike. Veçanërisht ishin apostrofuar niveli i ulët i borgjit publik i cili do të mundësoj RM-së të shfrytëzoj linja kreditore me kushte të volitshme, buxhetit të ulët deficitar, sistemi i shëndosh dhe rezistues bankar dhe politika monetare. Kredia e miratuar paraqet vërtetim të madh për atë se politikat ekonomike në RM janë përkatëse. Lidhur me deficitin buxhetor, ai theksoi se ai nuk paraqet karkateristik vetëme kësaj qeverie, por është karakteristik e të gjitha qeverive në RM që paraqet anë të mirë të politikës sonë ekonomike e cila duhet edhe në të ardhmen të praktikohet dhe të mirëmbahet sa më shumë në nivel të ulët të borgjit publik. Njëkohësisht ishte sqaruar dhe rëndësia e këtij instrumenti, në pajtim me mënyrën në të cilën ky instrument është i dizajnuar. Ai shërben si variant rezerve, duke pasur parasysh se i miratohet vendeve që kanë mundësi tjera dhe mënyra ta financojnë buxhetin personal para së gjithash përmes ngarkimit të brendshëm dhe të jashtëm me borxh. Republika e Maqedonisë është vendi i parë që e merr këtë kredit dhe njëkohësisht është vlerësuar si vend që ka qasje të mirë në tregun e kapitalit. Kjo linjë kreditore i miratohet vendeve që në  kohë të   sigurohen çka do që të ndodh lidhur me faktorët e jashtëm, lidhur me ekonomin evropiane në këtë rast, çfarë rreziqe të ketë atje nëse vjen deri te përkeqësimi i gjendjes në eurozonë, RM nuk do të jetë e prekur nga ato keqkuptime, dhe nuk do ta pengoj realizimin e Buxhetit të RM-së.  Në këtë mënyrë RM përfiton variantin rezervë, në rast të ketë nevojë të shfrytëzohen këto mjete. Lidhur me qëllimin për të cilin mund të shfrytëzohen këto mjete, vet fakti që FMN-ja paraprakisht e vlerëson kualitetin e politikave ekonomike dhe vetëm vendeve me politika të shëndosha ekonomike e miraton këtë instrument kreditor, tregon se FMN-ja as që ka qëllim , dhe as që është i tillë instrumenti të të imponohet në shfrytëzimin e mjeteve.

Mjetet mund të shfrytëzohen prë të gjitha destinacionet të cilat i shfrytëzon buxheti. Nuk ka asnjë imponim nga ana e FMN-së lidhur me shfrytëzimin e mjeteve meqenëse ato kanë vlerësuar se Qeveria ka kapacitet të udhëheq politik të shëndosh fiskale dh në mënyrë përkatëse ta kompozoj dhe ta realizoj buxhetin. Ajo është thelbi i instrumentit dhe mënyrës në të cilën ai është menduar.

Kushtet nën të cilat miratohet krediti janë ekskluzivisht të volitshme, siç janë të evidentuara në arsyetimin e ligjit. Bëhet fjalë për instrumentin që bartë shkallë të ndryshme amatore në varshmëri sa është shuma e tërhequr. Deri më 300% nga kuota e lartësisë së shkallës amatore është 1,3%. Mbi 300% të kuotës , shkalla amatore do të ishte 3,3% çka në përqindje për shumën e përgjithshme të miratuar shkalla do të ishte rreth 2,3% Pagimi bëhet për periudhën prej 3 vitesh, me grejs periudhën prej 3 viteve.

Efektet e pritura, përveç asaj si variant rezervë në rast të ketë nevojë që të shfrytëzohen këto mjete në vend, është edhe efekti lidhur me rejtingun kreditor dhe fotografisë së përgjithshme për Republikën e Maqedonisë. Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim para disa ditëve e përmirësoi projeksionin për RM prej 2,3% zhvillim ekonomin në 3,2% dhe me atë Republika e Maqedonisë sipas  EBRD do të ketë zhvillim më të larët ekonomik nga të gjitha vendet në Evropën Juglindore në vitin 2011 dhe ato në mënyrë të drejtpërdrejtë përmendën dy faktorë për shkakun e këtij revizioni të projeksionit.  Ato janë pritjet për lëvizjen e çmimeve të metaleve ku Republika e Maqedonisë ka industri e cila do të ketë beneficione nga ajo dhe e dyta linja e miratuar kreditore nga FMN. Gjithashtu edhe projeksioni i FMN-së parasheh 3% zhvillim ekonomik të PBB. Pritet kjo në këtë të ardhshmëve të reflektohet pozitivisht dhe mbi vlerësimet agjencive kreditore për RM edhe ajo do të ndihmojë të të zvogëlohet çmimi i lëshimit eventual të eurofletdetyrimit si instrument për financimin e Buxhetit për vitin 2011 dhe të nevojave të përgjithshme të RM-së.

Gjatë debatit morën pjesë deputetët z. Jovan Manasievski, z. Marjanço Nikolov, z. Krsto Mukovski, z. Mile Andonov dhe znj.Vlladanka Aviroviç.

Komisioni e shqyrtoi amendamentin e nenit 2, paragrafi(1) i parashtruar nga deputetët z.Krsto Mukovski, znj.Vlladanka Aviroviç dhe z.Zhivko Pejkovski.

Komisioni me pesë vota ''për'' dhe nj votë''kundër'' e miratoi amendamentin e propozuar.

Komisioni me pesë vota’’për’’një votë’’kundër’’ dhe një votë’’i përmbajtur’’ konkludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë të plotësuara kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në fondin Monetar Ndërkombëtar me Linjë Kreditore për kujdesshmëri.

Click