Aktivitetet



Е hënë, 21 shkurt 2011

MBLEDHJA E NËNTËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e nëntëdhjetepestë, e mbajtur më 18 shkurt 2011, si trup punues amë, shqyrtoi dhjetë Propozim-ligje, për të cilët arsyetim hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin qendror (në lexim të parë), zëvendësministri i Financave theksoi se me ndryshimet e propozuara bëhet rigrupimi i dispozitave kundërvajtëse në varësi prej peshës së kundërvajtjes së bërë dhe zvogëlohen gjobat për kundërvajtjet lidhur me personat përgjegjës tek Regjistri qendror, regjistrat ose personat tjerë juridik.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës (në lexim të parë), z.  Ramizi theksoi se ndryshimet dhe plotësimet propozohen për shkak të nevojës që të bëhet saktësimi plotësues i kompetencave të Drejtorisë për rezerva të detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës në sferën e formimit, magazinimit, ruajtjes dhe rinovimit të rezervave minimale të naftës dhe derivateve të naftës për shkak të sigurimit të shkallës së lartë të sigurisë në sigurimin e tregut me prodhime të naftës, me rrugë të mekanizmave të sigurt dhe transparent, si dhe  vendosjes së mjeteve të nevojshme procedurale për zgjidhjen e çrregullimeve të mëdha në procesin e furnizimit me prodhime të naftës. 

Njëkohësisht, saktësohen obligimet e obliguesve për pagesën e kompensimit lidhur me rezervat e detyrueshme të naftës dhe derivateve të naftës në kushte kur obliguesi është prodhues i derivateve të naftës në vend dhe kur obliguesi është importues i derivateve të naftës, rregullohen marrëdhëniet ndërmjet Drejtorisë dhe organit doganor të Republikës së Maqedonisë, si dhe bëhet saktësimi i dispozitave që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e rezervave të detyrueshme.  Me ndryshimet dhe plotësimet propozohen edhe zgjidhje për avancimin e politikës ndëshkuese.

Komisioni me 6 vota “për” dhe 1 “përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Në arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullim pagesor (në lexim të parë), zëvendësministri i Financave theksoi se me Ligjin për qarkullim pagesor është rregulluar shtëpia  e kliringut e cila e mban regjistrin e vetëm të llogarive të transaksionit i dorëzon të dhënat nga i njëjti deri te Thesari pranë Ministrisë së Financave. 

Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për qarkullim pagesor, propozohet që shtëpia e kliringut të dhënat nga regjistri i vetëm i llogarive të transaksionit t'i dorëzojë edhe deri te Thesari i Fondit për sigurim shëndetësor.  Zgjidhja e këtillë do të mundësojë që të largohen shpenzimet plotësuese lidhur me Fondin për sigurim shëndetësor gjatë sigurimit të të dhënave për llogaritë e transaksionit që mbahen në shtëpinë e kliringut.

Njëkohësisht, janë propozuar ndryshime edhe në pjesën e dispozitave kundërvajtëse, në drejtim të zvogëlimit të lartësisë së gjobave për shkak të realizimit të masave për avancimin e politikës ndëshkuese dhe përmirësimin e klimës së biznesit në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

 - Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës (në lexim të parë), z.  Ramizi theksoi se veprohet ndaj trajtimit tatimor të ndarjes (ndarjes fizike) si institut që shfrytëzohet gjatë zgjidhjes së marrëdhënieve të caktuara juridiko-pronësore dhe pronësore, si dhe trajtimit tatimor të pjesëve. 

Nga këtu, në lidhje me tatimin e fitimit të patundshmërive, bartja e letrave me vlerë në bazë të kompensimit, përjashtohet dhe kompensimi nuk është më lëndë e tatimimit me tatim në fitim të patundshmërive.   Si qarkullim i patundshmërive do të konsiderohet edhe bartja e të drejtës së pronësisë me dhe pa kompensim.  Me përjashtim nën qarkullim të patundshmërive nuk konsiderohet ndarja fizike e pronës së patundshme. 

Në lidhje me pjesët në shoqëritë tregtare, propozohet që investimi i patundshmërive në shoqëritë tregtare të jetë i liruar nga pagimi i tatimit në fitim i patundshmërive.  Me këtë në mënyrë praktike zgjidhet dilema rreth trajtimit të investimit dhe bartjes së pjesëve në shoqëritë tregtare që mund të jenë në sende të palëvizshme dhe të lëvizshme. 

Afati prej 15 ditëve për miratimin e Aktvendimit për lartësinë e tatimit në fitim të patundshmërive nga ana e kryetarëve të komunave, shkurtohet në së paku deri 10 ditë. 

Gjithashtu, në drejtim të zbutjes së segmentit të politikës ndëshkuese, u përcaktua nevoja e zvogëlimit gjeneral të lartësisë së gjobave të cilat janë përcaktuar me dispozitat nga neni 90, 91, 92 dhe 94 të Ligjit.  

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Komisioni si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, i parashtruar nga deputetët: Stanka Anastasova, Mile Andonov, Vesna Bendevska, Vllado Buçkovski, Sllavica Gërkovska, Mende Dinevski, Cvetanka Ivanova, Igor Ivanovski, Jani Makraduli, Goran Minçev, Marjanço Nikollov, Andrej Petrov, Emilijan Stankoviq, Goran Sugareski, Marinella Tusheva, Nikolla Qurkçiev, Tome Çinkovski dhe Radmilla Shekerinska (në lexim të parë).

Duke pasur parasysh atë që në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, i cili u propozua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në seancën e mbajtur më 10 shkurt 2011, janë të përmbajtura zgjidhjet që propozohen me këtë Propozim-ligj, u vlerësua se nuk ka nevojë të miratimit të tij.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj nuk është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Zëvendësministri i Financave, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sendet e organeve shtetërore (në lexim të parë), theksoi se me ndryshimin e nenit 1-a nga ligji ekzistues bëhet zgjerimi i subjekteve të cilët deri më tash nuk u përfshinë me ligjin ekzistues siç janë drejtoritë, trupat e pavarur rregullator dhe institucionet tjera të themeluara nga shteti.

Në nenin 17 nga ligji ekzistues rregullohet çështja për dhënien në qira të sendeve të palëvizshme të cilët organet shtetërore në mënyrë permanente ndaluan t’i shfrytëzojnë për shkak të vjetërsimit (të ruinuara), me çka në paragrafin 4 ka zgjidhje ligjore që Qeveria e Republikës së Maqedonisë të mund me vendim t'i jep në shfrytëzim ose t'i bart pa kompensim në pronësi të komunave, komunës së qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit dhe shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve, por me kusht që të njëjtat të mos munden të shiten ose jepen në qira.  

Dispozita nga paragrafi 4 i nenit 17 në praktikë tregohet se është rëndë e zbatueshme, ndërsa të shpeshta janë kërkesat e komunave për dhënie të objekteve të ruinuara në shfrytëzim ose në pronësi.  Për  shkak të kësaj, me dispozitën nga neni 17 propozohet zgjidhje e re, sipas së cilës Qeveria e Republikës së Maqedonisë llojin e këtillë të objekteve, pa u shitur paraprakisht ose dhënë në qira, mund t'i jep në shfrytëzim ose t'i bart pa kompensim në pronësi të komunave, komunës së Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Shkupit.

Njëkohësisht, në nenin 17-a dhe në nenin 20, inkorporohet zgjidhje që mund të mund të jepen në shfrytëzim sende të palëvizshme në pronësi shtetërore të cilët nuk i shfrytëzojnë organet shtetërore, përkatësisht janë të evidentuar në Republikën e Maqedonisë, sepse ekzistojnë objekte në pronësi shtetërore me të drejtë të papërcaktuar të shfrytëzimit, për të cilët në ligjin ekzistues mungonte zgjidhja ligjore.   

Komisioni me 8 vota “për” dhe 1 “përmbajtur",  konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Në arsyetimin hyrës të  Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxhin publik (në lexim të parë), z.  Ramizi theksoi se me të bëhen ndryshime në dispozitat me të cilat përcaktohen kundërvajtjet si sjellje e palejuar e bartësve të borxhit në kornizat e procedurës për ngarkim dhe krijim të borxhit publik të Republikës së Maqedonisë.  Propozohen gjoba më të ulëta në krahasim me gjobat momentalisht të përcaktuara, të cilat njëherazi janë në harmonizim me Ligjin për kundërvajtje.

Me ndryshimin në nenet 28 dhe 28-a është vepruar në përputhshmëri me masat për avancimin e politikës ndëshkuese, sepse kanë të bëjnë me kundërvajtje të bëra nga ndërmarrjet publike dhe shoqëritë tregtare të cilat janë bartëse të borxhit publik, derisa  në nenin 29 është zvogëluar vetëm shuma e gjobës, dhe i njëjti është në korniza të Ligjit për kundërvajtje, sepse bëhet fjalë për kundërvajtje të bëra nga ana e bartësve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv ose gjyqësor, si dhe nga ana e komunave dhe institucioneve publike.  Këto kundërvajtje nuk u nënshtrohen masave për avancimin e politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë sepse në asnjë mënyrë nuk e prekin sektorin e biznesit. 

Ndryshimi i ligjit i cili ka të bëjë me Strategjinë për menaxhim me borxhin publik, është iniciuar për shkak të jokonzistentitetit të deritanishëm të Strategjisë fiskale dhe Strategjisë për menaxhim me borxhin publik, në lidhje me kornizën kohore për miratimin e tyre.  Propozohet që politika për menaxhim me borxhin publik në vend që të përcaktohet posaçërisht në Strategjinë për menaxhim me borxhin publik, të jetë pjesë e Strategjisë fiskale, me çka do të sigurohet konzistentitet i tërësishëm i të dhënave të cilat e definojnë kornizën fiskale dhe borxhin publik.  

Bartësit e borxhit publik plotësohen me institucionet publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë të cilët në këtë mënyrë do të mund të sigurojnë edhe mjete plotësuese për realizimin e projekteve të cilët nuk mund t'i realizojnë në bazë të të ardhurave të veta. 

Nenet ekzistues 16, 22 dhe 25 e përcaktojnë procedurën për ngarkimin e komunave si njësi të vetadministratës lokale dhe ndërmarrjeve publike të cilat janë në pronësi  të plotë ose dominuese  të shtetit ose të komunave. 

Komisioni me tetë vota “për” dhe një “përmbajtur”, konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxh publik është i pranueshëm dhe mund të jepet në procedurë të mëtutjeshme.

- Për  Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing (në lexim të parë), z.  Ramizi arsyetoi se momentalisht janë regjistruar njëmbëdhjetë persona juridik për kryerjen e lizingut.  Nga këto, aktiv janë dhjetë shoqëri lizingu. 

Një nga faktorët për përmirësimin e konkurrencës së sektorit “lizing” është zbatimi i ndryshimeve në rregullativën ekzistuese, me qëllim të mbajtjes më të lehtë të punës profitabile dhe stabile të shoqërive, e me këtë edhe deri te rritja e rolit të këtij sektori në ekonominë vendore. 

Në këtë drejtim janë edhe reformat që ndërmerren në Republikën e Maqedonisë me qëllim përforcimin e stabilitetit të sistemit financiar përmes sigurimit të kornizës më të mirë rregullatore. 

Për këtë qëllim, njëri nga shkaqet e ndryshimeve në Ligjin për lizing del nga nevoja për rregullim më të mirë të punës së dhënësve të lizingut financiar në Republikën e Maqedonisë, në drejtim të përcaktimit të standardeve supervizore të themelimit dhe punës së të njëjtëve. 

Pikërisht, rregull e përgjithshme në praktikën rregullatore të BE-së është që institucionet financiare që nuk kanë në bilancin e tyre depozita si obligime ndaj publikut të gjerë, nuk duhet të jenë të rregulluar dhe kontrolluar si ato të cilët kanë obligime të tilla. 

Nga këto shkaqe, ndryshimet në ligj bazohen në kombinimin e modelit të supervizionit të kufizuar dhe sjelljes tregtare.  Nga modeli i supervizionit të kufizuar janë përfshirë standardet në lidhje me anëtarët e organeve të menaxhimit dhe kapitali minimal i nevojshëm për themelim.  Nga modeli i sjelljes tregtare është pranuar ndjekja e sjelljes së dhënësve të lizingut financiar dhe respektimi i ligjeve, kryesisht përmes raporteve dhe dënimeve ex post të sjelljes joligjore. 

Njëkohësisht, me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing bëhet rigrupimi i dispozitave kundërvajtëse në varësi prej peshës së kundërvajtjes së bërë, shlyhen më shumë dispozita kundërvajtëse për shkak të mbinormimit të Ligjit dhe futet shuma e vetme e gjobës për kundërvajtjet për të cilët sanksion kundërvajtës shqipton organi kundërvajtës, përkatësisht Ministria e Financave.     

Gjithashtu, futet edhe rregulla “Heshtja do të thotë miratim” në procedurën për dhënien e lejes për kryerjen e lizingut financiar, si dhe detyrimi i Ministrisë së Financave të mban Regjistër të dhënësve të lizingut financiar.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për lizing pritet të arrihet kontroll më i madh mbi punën e dhënësve të lizingut financiar dhe të arrihet avancimi i politikës ndëshkuese dhe klimës së biznesit në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni me shtatë vota “për” dhe një “përmbajtur" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Zëvendësministri i Financave për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pengim të  larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga vepra penale (në lexim të parë) theksoi se preventimin e  larjes së parave  dhe financimit të  terrorizmit në Republikën e Maqedonisë e rregullon Ligji për pengim të larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga vepra penale dhe financimi i terrorizmit.

Ndryshimet propozohen me qëllim edhe të avancimit të politikës ndëshkuese dhe të përmirësimit të klimës së biznesit në Republikën e Maqedonisë.  Gjithashtu, u imponua nevoja e harmonizimit të tij me dispozitat që e rregullojnë kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese.  Gjatë zbatimit praktik të dispozitave ligjore u përcaktua nevoja e ndryshimit dhe plotësimit të tyre për shkak të tejkalimit të mangësive të caktuara të karakterit teknik, ndryshimit të zgjidhjeve të caktuara të cilat janë rëndë të zbatueshme ose për shkak të tejkalimit të problemeve të përcaktuara praktike.

Komisioni me nëntë vota “për” dhe një “kundër" konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje të shoqërive aksionare (në lexim të parë), për të cilin në arsyetimin hyrës z.  Ramizi theksoi se me të bëhet rigrupimi i dispozitave kundërvajtëse në varësi prej peshës së kundërvajtjes së bërë dhe bëhet zvogëlimi i lartësisë së gjobave paraprakisht të përcaktuara. 

Me ç’rast, parashihet rangimi i kundërvajtjeve në dy grupe, edhe atë: kundërvajtje të rangut të dytë, për të cilat është paraparë gjobë mesatare, dhe kundërvajtje të rangut të tretë, për të cilat është paraparë gjobë e lartë.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara pritet të arrihet avancimi i politikës ndëshkuese në Republikën e Maqedonisë. 

Me nenin 2 të Propozim-ligjit ndryshohet neni 55 i ligjit ekzistues, më saktësisht bëhet përpunimi plotësues i dispozitave të ligjit në të cilat rregullohet rasti i fitimit të aksioneve në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.  Kështu, përveç mundësisë ekzistuese për kufizimin e të drejtës së votës dhe dividendës nga aksionet e fituara në mënyrë të padrejtë për çka Komisioni miraton aktvendim, Komisionit i jepet mundësia që ta obligojë personin i cili ka fituar aksione në kundërshtim me dispozitat e ligjit  të njëjtat t'i ofrojë për shitje në afat jo më të gjatë se 90 ditë.  Nëse personi i tjetërson aksionet të cilave u është kufizuar e drejta e votës dhe dividendës, të njëjtat kalohen në pronarin e ri pa kufizime. 

Ndryshimi i këtillë është në drejtim të përforcimit të dispozitave të ligjit me qëllim që të pengohet tentimi që personat të fitojnë aksione në kundërshtim me ligjin.

Komisioni me tetë vota “për” dhe një “përmbajtur", konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click