Aktivitetet



E enjte, 3 mars 2011

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 19-të, e mbajtur më 2 mars 2011, si trup i punës amë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin Filmik të Republikës së Maqedonisë - leximi II

Komisioni për Propozim-ligjin mbajti debat për këto amendamente:

  1. Amendamenti për ndryshimin e nenit 1, i paraqitur nga deputetët: z. Vasko Shutarov, z. Femi Jonuzi, zonja Nadica Tançeva-Tulieva, zonja Liljana Zaturoska, zonja Sonja Cvetkovska, zonja Natasha Janevska, zonja Violeta Tasheva dhe zonja Darka Petrusheska, me numër arkivor 07-351/3.
    Në debatin për amendamentin mori pjesë deputeti z. Vasko Shutarov dhe ministrja e Kulturës, zonja Elizabeta Kançeska-Millevska. Amendamenti është miratuar me 8 vota "për".
  2. Amendamenti i nenit 2 për ndryshimin e paragrafit 1, i paraqitur nga deputetët: z. Vasko Shutarov, z. Femi Jonuzi, zonja Nadica Tançeva-Tulieva, zonja Liljana Zaturoska, zonja Sonja Cvetkovska, zonja Natasha Janevska, zonja Violeta Tasheva dhe zonja Darka Petrusheska, me numër arkivor 07-351/4.
    Në debatin për amendamentin morën pjesë deputeti z. Vasko Shutarov dhe ministrja e Kulturës, zonja Elizabeta Kançeska-Millevska.
    Amendamenti është miratuar me 8 vota "për".
  3. Amendamenti i nenit 4 për ndryshimin e paragrafit 3 dhe paragrafit 4, i paraqitur nga deputetët z. Vasko Shutarov, z. Femi Jonuzi, zonja Nadica Tançeva-Tulieva, zonja Liljana Zaturoska, zonja Sonja Cvetkovska, zonja Natasha Janevska, zonja Violeta Tasheva dhe zonja Darka Petrusheska, me numër arkivor 07-351/5.
    Në debatin për amendamentin morën pjesë deputeti z. Vasko Shutarov dhe ministrja e Kulturës, zonja Elizabeta Kançeska-Milevska.
    Amendamenti është miratuar me 8 vota "për".

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Kulturë paraqiti Amendament: " Në nenin 6 paragrafi 1 shlyhet.
Në paragrafin 2 i cili bëhet paragrafi 1 pas fjalës "Në" shtohen fjalët "neni 13 në".
Paragrafët 3, 4 dhe 5 bëhen paragrafët 2, 3 dhe 4."

Amendamenti propozohet për arsye se me mundësinë e dhënë njëri nga katër anëtarët e Këshillit drejtues të cilët emërohen nga radhët e personave profesional dhe artistik nga lëmi i veprimtarisë filmike të jetë përfaqësues i Shoqatës së punëtorëve filmik, do t'i vë në gjendje jo të barabartë shoqatat tjera dhe odat nga kjo veprimtari.  Njëkohësisht, amendamenti është me karakter juridiko-teknik.

Komisioni me 8 vota "për" e miratoi këtë Amendament.

Komisioni nuk mbajti debat për Amendamentin me numër arkivor 07-351/6, i paraqitur nga deputeti z. Vasko Shutarov, z. Femi Jonuzi, zonja Nadica Tançeva-Tulieva, zonja Liljana Zaturoska, zonja Sonja Cvetkovska, zonja Natasha Janevska, zonja Violeta Tasheva dhe zonja Darka Petrusheska dhe Amendamenti me numër arkivor 07-351/2, i paraqitur nga deputetja zonja Liljana Popovska, për arsye se propozuesit të njëjtët i tërhoqën.

Pas debatit, Komisioni konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondin filmik të Republikës së Maqedonisë të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click