Aktivitetet



E enjte, 10 mars 2011

MBLEDHJA E NJËZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e  24, të mbajtur më 9 mars 2011, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë – leximi I-rë;

2. Propozim-ligjin për artistin kombëtar të Republikës së Maqedonisë – leximi I-rë;

3. Propozim-ligjin për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit për trashëgimi kulturore të rëndësisë së veçantë – leximi I-rë.

Në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, në mbledhje  mori pjesë znj. Elizabeta Kançevska-Millevska, ministre e Kulturës.

Në mbledhjen e Komisionit u ftuan mysafirë nga jeta artistike dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë. Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin: Bllagoja Çorevski, Zhivoin Gllishiq, Reshat Ameti, Blerim Grubi, Dëshira Ameti-Kërliu, Bajrush Mjaku, Petar Temellkovski, Nikolla Atanasov, zoran Maxhirov, Olleg Kondratenko, Todor Trajçevski, Goce Smillevski, Katica Qulafkova, Risima Risimkin, Tanja Ballaq, Branisllav Mirçevski, Sihana Badivuku-Hoxha, Stole Popov, Biljana Belliçanec-Alleksiq, Sabina Ajrulla, Jasminka Çakar, Branko Gjorçev, Jellena Zhugiq, Dejan Llilliq, Tanja Paskalli-Buntasheska, Mitko Haxhi-Pulla, Vlladimir Angellovski dhe Igor Isakovski.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kulturë, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin, ndërsa me diskutimin e tyre për pikën u kyçën deputetët z. Vasko Shutarov, znj. Natasha Janevska, znj. Cena Matevska, znj. Vesella Çestova dhe znj. Roza Topuzova-Karevska.

Me diskutimin e tyre morën pjesë edhe z.  Bllagoja Çorevski, z.  Nikolla Atanasov dhe z. Petar Temellkovski.

Ato shprehën falemenderim të madh për Ministrinë e Kulturës për Propozim-ligjin e miratuar, duke theksuar nevojën e miratimit, që është e rëndësisë së veçantë për artistët në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht duke potencuar plotësimin e Ligjit në pjesën për kompensimin e veçantë mujor në të holla të artistëve të pensionuar dhe të punëtorëve të tjerë profesional nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për artistin kombëtar të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet bazë që rregullohen me ligjin dhe potencoi se ky është Ligj i ri që është pritur shumë dhe është i rëndësisë së veçantë si për artistët në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe për vetë shtetin.

Me diskutimet e tyre për Propozim-ligjin për artistin kombëtar të Republikës së Maqedonisë morën pjesë: z. Oleg Kondratenko, z.  Zhivoin Gllishiq, znj. Risima Risimki, z.  Stolle Popov, znj. Katica Qullavkova, y.  Zoran Maxhirov, z. Branko Gjorçev, z.  Todor Trajçevski, z.  Nikolla Maxhirov, z.  Vallentin Dimitrovski, z.  Mitko Haxhi-Pula, z. Bllagoja Çorevski dhe znj. Sabina Ajrulla.

Diskutuesit për futjen e titullit "artist kombëtar" si mirënjohje më e lartë nga sfera e kulturës, që u ndahet artistëve të cilët kanë dhënë kontribut kulminativ në realizimin e kulturës, u vlerësua pozitivisht dhe me kontribut të madh për artistët, megjithatë, gjithashtu, shprehën edhe kërkesë për ndryshime plotësuese në kriteret për marrjen e titullit "artist kombëtar".

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për shpalljen e Qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit për trashëgimi kulturore të rëndësisë së veçantë, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Me diskutimin e tyre për këtë Propozim-ligj morën pjesë znj. Tanja Paskali-Buntasheska, z.  Stolle Popov, z.  Aleksandar Xhambazov, z.  Petar Temellkovski  dhe znj. Sabina Ajrulla.  Në diskutim morën pjesë edhe deputetët: z. Cvetko Grozdanov dhe z.  Aleksandar Nikolloski.

Mysafirët e pranishëm rekomanduan se Propozim-ligji është pozitiv dhe se në të ardhmen Ministria e Kulturës duhet të vazhdojë me propozimin e ligjeve të këtilla edhe për qytetet tjera në Republikën e Maqedonisë. 

Click