Aktivitetet



E hënë, 24 janar 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 50-të, të mbajtur më 21 janar 20111, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z.  Perica Ivanoski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetari i Komisionit, z.  Nikolla Qurkçiev, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
 

Click