Aktivitetet



E mërkurë, 9 shkurt 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, mbrëmë e mbajti mbledhjen e tij të 52-të, në të cilën si trup punues amë shqyrtoi tre Propozim-ligje.

- Me procedurë të shkurtuar, Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z.  Perica Ivanoski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit, z.  Pançe Dameski, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë paraqitur amendamente për Propozim-ligjin.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Pas diskutimit, Komisioni e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Komisioni në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet.

Kryesuesi i Komisionit  i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  janë paraqitur 9 amendamente për Propozim-ligjin.

Komisioni i shqyrtoi dhe i debatoi amendamentet e paraqitura, nga të cilët 7 miratoi, ndërsa 2 nuk i miratoi.

Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Komisioni në lexim të dytë e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinere.

Në mbledhje mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterineri, z.  Dejan Runtevski.

Kryesuesi Dameski i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë paraqitur gjithsej 2 amendamente për Propozim-ligjin.

Komisioni i shqyrtoi dhe i debatoi amendamentet e paraqitura.  Të dy amendamentet u miratuan.

Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave paraqiti tre amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinere dhe të tre amendamentet njëzëri i miratoi.

Pas debatit, Komisioni  këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click