Aktivitetet



E mërkurë, 9 mars 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të 56-të, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z.  Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili e theksoi nevojën e miratimit të ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Ai posaçërisht sugjeroi në faktet me të cilat bëhet saktësimi plotësues i normave të caktuara në ligj që kanë të bëjnë me futjen e edukimit  të shkelësve të ligjit si masë preventive për zbutjen e dënimeve, si dhe mundësinë që subjektet juridike të cilët ekonomizojnë me territoret e dedikuara për ekonomizim me fondin e peshqve të mund të shfrytëzohen për peshkim rekreativ. 

Në fund, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi obligimin e Inspektoratit shtetëror për bujqësi që të përpunoj raporte tremujore për inspekcionin e realizuar, që do të publikohet në mënyrë transparente në ueb faqen e tyre.

Në diskutim për Propozim-ligjin mori pjesë deputeti Jovan Ginev.

Në fund, Komisioni njëzëri e miratoi Konkluzionin vijues:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë (leximi parë), nga këndvështrimi i nevojës së miratimit të ligjit, parimet mbi të cilët duhet të bazohet ligji, lidhjet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
Click