Aktivitetet



E mërkurë, 16 shkurt 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e Pesëdhjetenëntë, të mbajtur më 16 shkurt 2011, si trup punues amë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë zejtare-leximi I;
  2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për investime të huaja dhe promocion të eksportit të Republikës së Maqedonisë – leximi I;
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut – leximi I;
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim teknik -leximi I; 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti - leximi I.

Arsyetim për  Propozim-ligjet dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë zejtare, u theksua se qëllimi i tij është harmonizimi dhe unifikimi i procedurës që bëhet në përputhshmëri me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese.  
Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se me praktikën e deritanishme u pa se ekziston joharmonizim në mënyrën e procedurave dhe në llojin e mundësive për ankesë pas aktvendimit të shqiptuar. 

Pjesa e dytë në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ka të bëjë me zvogëlimin e dënimeve dhe gjobave në pjesën e veprimtarisë zejtare. 

Pjesa e tretë ka të bëjë me mënjanimin e obligimit që zejtarët të bëjnë evidentimin e prodhimeve dhe shërbimeve që ato i japin dhe kontrollin e  punës së tyre të bëhet në përputhshmëri me punën e Drejtorisë për të hyrat publike. 

Në pjesën e katërt bëhet harmonizimi me Ligjin për kundërvajtje dhe ka të bëjë me përmirësimet në pjesën e zgjatjes së afatit të vlefshmërisë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse.  Me këtë ndryshim bëhet përmirësimi dhe mënjanimi i parregullsive që u hasën. 

- Qëllimi i Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për themelim të Agjencisë për investime të huaja  dhe promocion të eksportit të Republikës së Maqedonisë është futja e reformave në administratën publike dhe harmonizimi me Ligjin për nëpunës shtetëror. 

Për personat e punësuar në Agjenci të cilët janë nëpunës shtetëror, në lidhje me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë nga marrëdhënia e punës, zbatohet Ligji për nëpunës shtetëror. 

Personat e punësuar në Agjenci të cilët bëjnë punë ndihmëse dhe teknike, nuk kanë status të nëpunësve shtetëror, dhe në lidhje me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e tyre nga marrëdhënia e punës zbatohet Ligji për marrëdhënie pune. 

Gjithashtu, edhe promotorët ekonomik nuk janë nëpunës shtetëror, dhe në lidhje me të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e tyre nga marrëdhënia e punës zbatohet Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligji për punë të jashtme.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut, u theksua se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara bëhet harmonizimi me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese. 

Me harmonizimin e këtyre dispozitave që janë të vetme dhe të unifikuara në kornizat e të gjitha shërbimeve inspektuese dhe me ndërmarrjen e detyrimeve nga Ligji për mbikëqyrje inspektuese, do të arrihet unifikim, përmirësim dhe rritje e efikasitetit të punës së Inspektoratit shtetëror të tregut, si dhe përmirësimi i unifikimit në pjesën e informimit të bashkësisë së biznesit. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara bëhet edhe harmonizimi dhe saktësimi plotësues i dispozitave të caktuara që kanë të bëjnë me mënyrën dhe kushtet e veprimit të inspektorëve dhe obligimet që i ka Inspektorati shtetëror i tregut, si dhe saktësimi plotësues i kushteve që janë të nevojshme për kryerjen e funksionit të tij. 

Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara, në pjesën e politikës ndëshkuese, ka saktësim  dhe përcaktim plotësues i dispozitave të caktuara ndëshkuese që janë të futura në Propozim-ligj, ndërsa kanë të bëjnë me kundërvajtjet e përfshira në kornizat e politikës së përgjithshme për përcaktimin e politikës ndëshkuese të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.  Në këtë pjesë bëhet zvogëlimi i numrit të caktuar të gjobave që do të mund të shqiptoheshin ne lidhje me këtë Ligj. 

- Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim teknik bëhet harmonizimi me dispozitat e Ligjit për Inspektoratin shtetëror të tregut dhe bëhet unifikimi i procedurave dhe harmonizimi i tërësishëm i procedurave me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese dhe harmonizimi me masat për avancimin e politikës ndëshkuese.

Në atë drejtim, kompetencat dhe autorizimet që i ka inspektimi teknik, Inspektorati shtetëror i tregut për inspektim teknik do të ketë mundësi, përveç pjesës që ka të bëjë me zvogëlimin e dënimeve, Ministria e Ekonomisë propozon rritjen e intervalit për kundërvajtje të caktuara më të mëdha dhe më serioze në pjesën e sferës teknike, që kanë të bëjnë me kërcënimin e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve. 

Nga këto shkaqe, në këtë pjesë parashihet intervali që tashmë është i propozuar, edha atë me shuma të mëdha i njëjti të shpërndahet, përkatësisht të krijohet mundësia për shqiptimin e dënimeve më të rrepta, në përputhshmëri me seriozitetin e kundërvajtjes së dhënë.

Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se në përputhshmëri me ingerencat dhe kompetencat që i ka Inspektorati shtetëror për inspektim teknik, bëhet saktësimi dhe harmonizimi plotësues i dispozitave që kanë të bëjnë me kontrollin dhe ndjekjen e dokumentacionit teknik dhe pjesën e kontrollit, përkatësisht kryerjen e mbikëqyrjes mbi të njëjtën që duhet t’i propozohet inspektorit adekuat. 

Në përputhshmëri me seriozitetin dhe peshën e parregullsive të caktuara që mund të paraqiten, është paraparë edhe masa administrative për shqiptim të ndalimit për kryerjen e veprimtarisë në pjesën e kundërvajtjeve serioze që kanë të bëjnë me sferën teknike.  

- Pjesa e parë e ndryshimeve të propozuara në Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti është të bëhet harmonizimi me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese dhe Ligjin për kundërvajtje, nëse pjesa e dytë e ndryshimeve të propozuara është në pjesën e politikës ndëshkuese, konkretisht në dispozitat dhe klasifikimet.  Pjesa e tretë, përsëri, parasheh rritjen e dënimeve, përkatësisht rritjen e masave restriktive që do të ndërmerren për llojin e  caktuar të kundërvajtjeve të kryera të rënda në lidhje me tregtinë ilegale me lëndët djegëse ekstra të lehta. 

Në Propozim-ligjin për tregti bëhet saktësimi plotësues i dispozitave, me çka Inspektorati shtetëror i tregut do të mund të shqiptojë dënim jo vetëm për ato subjekte që blejnë lëndë djegëse ekstra të lehtë për qëllime tjera, përkatësisht për shfrytëzim si lëndë djegëse motorike në pjesën e transportit, por do të mund të shqiptojë sanksion edhe për shitësin, përkatësisht ndalim për kryerje të veprimtarisë prej 30 ditëve. 

Në ndryshimet e propozuara të ndërlidhura me kundërvajtjet më të rënda, përfshihen ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për akcizat, ku parashihen masa më restriktive për llojet e këtilla të kundërvajtjeve. 

Është paraparë edhe një dispozitë më restriktive që ka të bëjë me kryerjen e transportit të mallrave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se nuk ka dokumentacion shoqërues dhe ekziston mundësi për rishitje të mëtutjeshme. 

I jepet mundësia Inspektoratit shtetëror të tregut të bëjë kontroll të mallrave të dyshimtë që transportohen në sasi të mëdha dhe në vetë transportin të mund ta ndalojë të njëjtin dhe të bëjë kontroll të dokumentacionit të nevojshëm. 

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri  konkludoi se Propozim-ligjet e lartpërmendura   janë të  pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click