Aktivitetet



E enjte, 3 mars 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari  dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të 55-të, si trup amë punues në leximin e dytë i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion të pylltarisë dhe gjuetisë dhe Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore.

Në mbledhje, në rolin e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë z. Petica Ivanoski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, z. Pançe Dimeski, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar, të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është paraqitur 1 amendament për Propozim-ligjin.

Në debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion të pylltarisë dhe gjuetisë, mori pjesë deputeti z. Pançe Dameski.

Komisioni e shqyrtoi dhe debatoi amendamentin e nenit 7 të nenit të ri 27-b paragrafi 3 për ndryshimin e pikës 4 me numër arkivor 07-649/2, i paraqitur nga deputetët z. Vasko Shutarov dhe z. Cvetan Tripunovski.

Komisioni me shumicë votash e miratoi amendamentin e propozuar.

Kryesuesi me Komisionin, konstatoi se në afatin ligjor për Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore, nuk janë paraqitur amendamente. 

Pas debatit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion të pylltarisë dhe gjuetisë dhe Propozim-ligji për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore, të përcillen në procedurë të mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  


 
 

Click