Aktivitetet



E premte, 18 mars 2011 

MBLEDHJA E PESËDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të pesëdhjeteshtatë, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi:

Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhimet e duhanit, me procedurë të shkurtuar.
Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Z.  Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Z.  Pançe Dameski, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar gjithsej dy amendamente lidhur me Propozim-ligjin.

Në diskutim për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët:  Z.  Cvetan Tripunovski, Z.  Zhivko Pejkovski dhe Z.  Pançe Dameski.

Komisioni i debatoi dhe i shqyrtoi të dy amendamentet e propozuara dhe njëzëri i miratoi të njëjtit.

Pas debatit, Komisioni konkludoi që Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhimet e duhanit me procedurë të shkurtuar, të përcillet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 


 
 

Click