Aktivitetet



E mërkurë, 23 mars 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme  të  58-të, si trup punues ame në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë.

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Z.  Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit, Z.  Pance Dameski, i njoftoi deputetët së në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar  amendamente lidhur me Propozim-ligjin.

Komisioni pa diskutime e përcolli Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë (leximi i dytë) në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
 
 

Click