Aktivitetet



E hënë, 7 shkurt 2011

MBLEDHJA E PESËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të Pesëdhjetetetë, si trup punues amë i shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare -leximi II-të, 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve - leximi II-të, 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësinë industriale - leximi II-të, 
  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e prodhimeve - leximi II-të.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Komisioni e shqyrtoi amendamentin e paraqitur për ndryshim të nenit 2, i paraqitur nga deputetja znj. Nada Stançevska.

Në debat morën pjesë anëtari i Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Nada Stançevska dhe zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov.

Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri e miratoi amendamentin e paraqitur.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, Komisioni shqyrtoi 4 amendamente nga propozuesit e  autorizuar dhe njëzëri i miratoi të njëjtit.

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z.  Ljubisav Ivanov Xingo, i njoftoi deputetët se për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e prodhimeve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësinë industriale, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë paraqitur amendamente nga propozuesit e autorizuar. 

Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi se Propozim-ligjin  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e prodhimeve  dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësinë industriale, t’i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click