Aktivitetet



E hënë, 21 shkurt 2011

Mbledhja e pesëdhjetetre e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 53-të e mbajtur më 17 shkurt 2011, si trup amë punues në leximin e parë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektimin e pylltarisë dhe gjuetisë; 
    Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore; 
  2. Në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të ujërave në rolin e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morën pjesë z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Igor Llazarovski, drejtor i Inspektoratit për Pylltari dhe Gjueti.

Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Perica Ivanoski, e potencoi nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektimin e pylltarisë dhe gjuetisë dhe qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me këtë ligj, ndërsa në diskutimin për propozim-ligjin morën pjesë deputetët: Zonja Daniella Irotova Llazareva dhe z.  Vasko Shutarov.

Me Propozim -ligjin bëhet harmonizimi i këtij Propozim-ligji me rregullat tjera për arsye të implementimit të plotë dhe të suksesshëm të ligjit në praktikë dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i unifikuar ndërmjet institucioneve që merren me problemet dhe çështjet nga kjo lëmi - theksoi deputetja Daniella Irotova Llazareva.

Derisa deputeti Vasko Shutarov bëri me dije se në nenin 27-b të Propozim-ligjit është e nevojshme të intervenohet me amendament në kuptim të përkufizimit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari në vend të Drejtorisë për veterinari.

Në lidhje me Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z.  Perica Ivanoski e theksoi nevojën për miratimin e ligjit dhe për shfuqizimin e ligjit ekzistues, me arsye se i njëjti nuk korrespondon me sistemin juridik në Republikën e Maqedonisë dhe është shprehje e një sistemi veç më të kaluar dhe si i tillë në kuadër të politikës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për gilotinën rregullatore të ligjeve që nuk janë në funksion.  

Në diskutimin për Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore morën pjesë deputetët:  z. Vasko Shutarov, zonja Daniella Irotova Llazareva dhe z.  Pançe Dameski.

Deputeti Vasko Shutarov në diskutimin e tij e theksoi qëndrimin e këtij komisioni dhe komisioneve tjera në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me ligjet që janë anakrone dhe nuk janë në pajtim me sistemin ekzistues, ndërsa janë miratuar para 1990, të shfuqizohen për arsye se në komuna të caktuara në Republikë kanë ende veprim juridik.

Deputetja Daniella Irotova në diskutimin e saj theksoi se është e nevojshme shfuqizimi i këtij ligji për shkak të asaj që krijon hamendje në vetadministrimin lokal dhe  komuna të caktuara duke u thirrur në të njëjtat i obligojnë qytetarët me detyra që janë në kundërshtim me gjendjen faktike.   Me shfuqizimin e Ligjit do të krijohen kushte që vetadministrimi lokal të gjej zgjidhje adekuate për rregullimin e këtyre çështjeve.

Deputeti z. Pançe Dameski theksoi se duhet të kërkohet nga ministritë kompetente të bëjnë listë të ligjeve që nuk kanë funksion dhe janë në kundërshtim me sistemin që është përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë me qëllim të shfuqizimit.

Në fund të diskutimit Komisioni njëzëri e miratoi këtë konkluzion:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektimin e pylltarisë dhe gjuetisë dhe Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për mbrojtje nga dëmet e pronës fushore dhe vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranuar dhe duhet të jepen në lexim të mëtejmë.
Click