Aktivitetet



E enjte, 24 mars 2011

MBLEDHJA E TRIDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetegjashtë, të mbajtur më 22 mars 2011, si trup punues amë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore – leximi II-të;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të produkteve kozmetike – leximi II-të;
  3. Propozim-ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për mjekim – leximi II-të.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen shëndetësore Komisioni shqyrtoi dy amendamente dhe njëzëri i miratoi të njëjtit.

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të produkteve kozmetike - leximi II-të dhe Propozim-ligjin për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për mjekim – leximi II-të, nuk ishin parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Komisioni njëzëri konkludoi që të tre Propozim-ligjet t'i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
 
 

Click