Aktivitetet



E premte, 18 mars 2011

MBLEDHJA E TRIDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe mjetet ndihmëse mjekësore, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetja Znj. Maria Andonovska.

Në arsyetimin për nevojën e miratimit të këtij Propozim-ligji, propozuesi tha se me të bëhet saktësimi plotësues i çështjes që ka të bëjë me të drejtat, obligimet, pronën, të punësuarit, arkivin dhe dokumentacionin e Biros për ilaçe pas ndërprerjes së punës së saj.

Njëherazi, ajo theksoi se me Ligjin për ilaçet dhe mjetet ndihmëse mjekësore është themeluar Agjencia për ilaçe për kryerjen e punëve administrative dhe profesionale në lidhje me ilaçet dhe mjetet ndihmëse mjekësore, me çka në dispozitat kalimtare të këtij ligji është paraparë që deri në fillimin me punë të Agjencisë për ilaçe, Biroja për ilaçe të vazhdojë t'i kryej punët nga kompetenca e Agjencisë për ilaçe të përcaktuara me këtë ligj.

Megjithatë, në këtë ligj, e as në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe mjetet ndihmëse mjekësore, nuk është rregulluar çështja e cekur paraprake.  Për këtë qëllim është i nevojshëm miratimi i ligjit të propozuar.

Në bazë të debatit, e në përputhshmëri me nenin 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni njëzëri konstatoi që Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për ilaçet dhe mjetet ndihmëse mjekësore ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
 

Click