Aktivitetet



E hënë, 21 shkurt 2011

PARLAMENTI EVROPIAN MBËSHTETËS I FUQISHËM I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË PROCESIN EUROINTEGRUES

Këshilli Nacional për Eurointegrime në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me z.  Eduard Kukan, deputet në Parlamentin Evropian dhe referues nën hije për Republikën e Maqedonisë në grupin e Partive Popullore Evropiane dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. 

Në takim krahas nënkryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Silvana Boneva, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Petar Pop Arsov, zëvendëskryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Ermira Mehmeti Devaja, përfaqësues të Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë-Bashkimi Evropian, ambasadori i Republikës së Sllovakisë në Republikën e Maqedonisë, z.  Robert Kirnag, si dhe deputetë, anëtarë dhe përfaqësues tjerë të Këshillit dhe Komisioneve.

Në fjalimin e saj hyrës të Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Silvana Boneva i njoftoi të pranishmit me përbërjen dhe qëllimet e Këshillit Nacional për Eurointegrime, duke shprehur falënderim të madh për mbështetjen e vazhdueshme të Partisë Popullore Evropiane në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, si dhe kontributin personal të eurodeputetit z.  Eduard Kukan, si referues nën hije për Republikën e Maqedonisë në grupin e Partive Popullore Evropiane.

Në kuadër të takimit u përshëndet edhe formimi i paradokohshëm i grupit joformal për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë në Parlamentin Evropian "Miqtë e Maqedonisë" dhe u shpreh falënderim për angazhimin personal të z.    Eduard Kukan, si anëtar i kësaj grupe. Me shpresë se ky grup do të kontribuojë për mbështetjen e hapur dhe të fuqishme për procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë në Parlamentin Evropian dhe se do të kontribuojë në përpjekjet për caktimin e datës për fillimin e negociatave, sa më shpejtë që është e mundur. 

Në prononcimin e tij eurodeputeti, z. Eduard Kukan shprehu kënaqësinë për mundësinë e dhënë që t'ju drejtohet të pranishmëve duke i prezantuar aktivitetet dhe procedurat që i përdorin në kuadër të punës së Parlamentit Evropian, duke u përqendruar edhe në Raportin e fundit të prezantuar për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010.

Eurodeputeti, z.  Eduard Kukan e përcolli porosinë e Parlamentit Evropian se me padurim e pret momentin për të na dëshiruar mirëseardhje në familjen evropiane. 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme që e jep Parlamenti Evropian për Republikën e Maqedonisë përmes rezolutave dhe rekomandimeve që dalin prej këtyre rezolutave.

Diskutime të veta kishin edhe anëtari i Këshillit Nacional për Eurointegrime nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, z.  Dimitar Mirçev, zëvendëskryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Ermira Mehmeti Devaja dhe deputetet znj. Liljana Popovska dhe znj. Hristina Runçeva. 
 

Click