Aktivitetet



E enjte, 17 mars 2011

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANDREJ ZHERNOVSKI NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR MIGRIME, POPULLSI DHE REFUGJATË TË KUVENDIT PARLAMENTAR TË KËSHILLIT TË EVROPËS  

Deputeti, Z.  Andrej Zhernovski më 15 dhe 16 mars 2011 në Bruksel, në funksion të nënkryetarit, mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Migrime, Popullsi dhe Refugjatë të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, në kornizat e të cilit u mbajtën edhe disa debate tematike.

Në debatin dedikuar pasojave mbi emigrantët dhe azilkërkuesit në vendet-anëtare të Këshillit të Evropës, ai ishte një ndër panelistët. 

Në mbledhje, Z. Andrej Zhernovski u caktua edhe si referues i temës: “Tregtia e paligjshme me emigrantë për punësim të detyruar". Bëhet fjalë për problem me të cilin ballafaqohen të gjitha shtetet evropiane, duke marrë parasysh se kjo formë e aktivitetit kriminal është e treta sipas vëllimit, pas tregtisë së paligjshme me narkotikë dhe armë.    

Kjo është hera e dytë që Z.  Andrej Zhernovski të zgjidhet për referues në emër të Komisionit për Migrime, Popullsi dhe Refugjatë i  Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës që paraqet mirënjohje për angazhimin e  tij të deritanishëm aktiv.  

Click