Aktivitetet



Е premte, 25 shkurt 2011, Vjenë, Austri

PJESËMARRJA E DEPUTETIT Z.  HISEN XHEMAILI, NË SESIONIN E DHJETË DIMËROR TË KP TË OSBE-SË

Deputeti z.  Hisen Xhemaili, anëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin Parlamentar të OSBE-së (KP i OSBE-së), merr pjesë në Sesionin e dhjetë dimëror të KP të OSBE-së, që mbahet më 24 dhe 25 shkurt në Vjenë, Austri.

Në kornizat e sesionit, në të cilin marrin pjesë rreth 240 deputetë prej 53 vendeve, u mbajtën mbledhje në të tre komisionet e Kuvendit Parlamentar të OSBE-së:  Komisionin për Çështje Politike dhe Siguri, Komisionin për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Rrethinë të Njeriut dhe Komisionin për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Humanitare, mbledhje e përbashkët e të tre komisioneve dhe mbledhje e Komitetit të Përhershëm të Kuvendit Parlamentar të OSBE-së.

Në mbledhjen e përbashkët të të  tre komisioneve të KP të OSBE-së deputetëve iu drejtua  Audronius Azhuballis, ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë dhe kryesues i OSBE-së, i cili informoi për Programin e Kryesimit lituanes me Organizatën. Ai theksoi se vendet-pjesëmarrëse në OSBE arritën progres të rëndësishëm kolektiv dhe individual në vitet e kaluara, por ende ekzistojnë sfida në lidhje me sigurimin e të drejtave themelore të njeriut, garantimin e zgjedhjeve të rregullta, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve dhe garantimin se masat antiterroriste përputhen me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.  Në lidhje me gjendjen në rajonin Mediteran, z. Azhuballis vlerësoi se OSBE do të mund të sigurojë mbështetje, këshilla dhe shkëmbim të përvojave të Egjiptit dhe Tunizisë, të cilat janë vende-partnere për bashkëpunim të OSBE-së.

Kryetari i Kuvendit Parlamentar i OSBE-së, z.  Petros Eftimiu u angazhua për  transparencë të procedurës për zgjedhje të Sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së, duke nënvizuar se në këtë pozitë duhet të zgjidhet personi nga kalibri i lartë politik, me qëllim që të rritet imazhi i Organizatës.

Në mbledhjet e veçanta të të tre komisioneve deputetëve iu drejtua znj. Barbara Pramer, Kryetare e Parlamentit të Austrisë, znj. Marina Gracija Xhamarinaro, përfaqësuese speciale dhe koordinatore e OSBE-së për luftën kundër tregtisë me njerëz, znj. Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediumeve, z. Janez Llenarçiç, drejtor i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (OSBE/ODIHR), ekspertë  dhe përfaqësues të tjerë të lartë të OSBE-së.

Në kornizat e Sesionit dimëror do të mbahen edhe dy debate speciale.  Kongresmeni z.  Allsi Hejstings, përfaqësues special i KP të OSBE-së për çështjet mediterane do ta hapë debatin me temë “Gjendja vijuese në Mediteran”.  Parafolës në debatin special  “Migrimi, integrimi dhe dialogu multietnik në OSBE” do të jenë z.  Knut Vollebek, komisar i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare dhe znj. Ketllin Ferier, përfaqësuese speciale për migrimet e KP të OSBE-së.

Click