Aktivitetet



E premte, 11 mars 2011

SVETLLANA JAKIMOVSKA, NËNKRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME ZNJ. LIA SHEMTOV, KRYETARE E GRUPIT PËR MIQËSI IZRAEL-MAQEDONI NË KNESETIN E SHTETIT TË IZRAELIT   

Në kornizat e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me rastin e hapjes së Qendrës memoriale të holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, znj. Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim pune me znj. Lia Shemtov, kryetare e Grupit për miqësi Izrael-Maqedoni në Knesetin e Shtetit të Izraelit. 

Në takim mysafirët ia bartën znj. Jakimovska përshtypjet e tyre nga ceremonia me rastin e hapjes solemne të Qendrës memoriale të holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, me ç’rast duke theksuar se me këtë akt sërish dëshmohen lidhjet e afërta dhe miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shtetit të Izraelit.  U theksua se Republika e Maqedonisë duhet të paraqet shembull edhe për vendet shumë më të pasura dhe më të zhvilluara në lidhje me atë se si ballafaqohet me sfidat e shoqërisë multietnike, duke i respektuar të gjithë qytetarët e vet në mënyrë dinjitoze.

Zonja Jakimovska i informoi mysafirët për të gjitha hapat e ndërmarra të cilat sollën deri te realizimi i kësaj ideje humane me rëndësi të madhe civilizuese dhe theksoi se Republika e Maqedonisë çdoherë është përpjekur t'i ruajë marrëdhëniet e afërta miqësore dhe marrëdhëniet e mira të përgjithshme politike dhe ekonomike me Shtetin e Izraelit.  Republika e Maqedonisë qysh në vitin 2000 e miratoi Ligjin për denacionalizim në të cilin janë përmbajtur  4 dispozita të veçanta që kanë të bëjnë me kthimin e pronave të Hebrenjve dhe Bashkësisë së Hebrenjve në Maqedoni.   Ligji ka dispozita për repatriacion të pronave të Hebrenjve të cilët nuk kanë trashëgimtarë ligjor.  Në prill të vitit 2002 është miratuar Vendimi i Qeverisë, për formimin e Fondit për holokaustin e Hebrenjve nga Maqedonia, i cili ka për qëllim të menaxhon me pronat e tjetërsuara të individëve të cilët nuk kanë trashëgimtarë ligjor.  Me këtë, Republika e Maqedonisë u bë njëra ndër vendet e rralla në botë që i ka kushtuar vëmendje të obligueshme çështjes së ndërlidhur me pronat e Bashkësisë së hebrenjve dhe pjesëtarëve të saj. 

U shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për punën dhe funksionimin e dhomës ligjvënëse, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit më të afërm të mëtutjeshëm mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Knesetit të Shtetit të Izraelit, në veçanti në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim. U bisedua për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shtetit të Izraelit, të cilët në dy vitet e fundit shënojnë trend pozitiv, me realizimin e disa vizitave të nivelit të lartë. Po ashtu, u shpreh bindja se bashkëpunimi parlamentar duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen që padyshim do të kontribuojë për bashkëpunim më të mirë dhe konstruktiv në planin bilateral, i cili më tutje do të ketë reflektimin e tij pozitiv edhe në fushën e përforcimit të diplomacisë ekonomike duke marrë parasysh se ekzistojnë potenciale dhe mundësi te të dy anët.  

Gjatë bisedimeve njëkohësisht u shpreh besimi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve edhe më tej do të avancohen në të gjitha sferat, e posacërisht avancimi  i marrëdhënieve parlamentare dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm i kontinuuar në nivel të grupeve  parlamentare për bashkëpunim. 

Click