Aktivitetet



E premte, 18 mars 2011

TAKIM I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME ME EURODEPUTETEN, ZNJ. SANDRA KALLNIETE

Këshilli Nacional për Eurointegrime i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim me Znj. Sandra Kallniete, deputete në Parlamentin Evropian dhe referuese e politikave të reja në sferën e bujqësisë për vendet e reja anëtare të Bashkimit Evropian, ish-ministre e Punëve të Jashtme të Letonisë dhe ish-anëtare e Komisionit Evropian e angazhuar për bujqësi dhe peshkatari.

Në takim, përveç nënkryetares së Këshillit Nacional për Eurointegrime, Znj. Sillvana Boneva, morën pjesë edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Z.  Petar Pop Arsov, bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë-Bashkimi Evropian, Z.  Aleksandar Spasenovski, zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Z.  Vasko Shutarov, përfaqësues dhe anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, si dhe deputetë, anëtarë dhe përfaqësues të tjerë të Këshillit dhe Komisioneve.

Në fjalimin e saj hyrës, Znj. Sillvana Boneva e përshëndeti praninë e eurodeputetes, Znj. Sandra Kallniete dhe i njoftoi të pranishmit me përbërjen dhe qëllimet e Këshillit Nacional për Eurointegrime, duke theksuar  se këto aktivitete të Këshillit janë me të vetmin qëllim që të jepet kontribut i rëndësishëm në procesin e eurointegrimit të shtetit, në mënyrë konstruktive të kontribuohet në realizimin e interesit strategjik të Republikës së Maqedonisë për integrim në BE, për të cilin është arritur konsensus i gjerë politik dhe qytetar dhe mbajtjen e mbështetjes së madhe të qytetarëve të Maqedonisë për anëtarësim në Union.

Eurodeputetja, Znj. Sandra Kallniete, edhe njëherë e konfirmoi mbështetjen që Parlamenti Evropian ia jep Republikës së Maqedonisë në kornizat e rrugës eurointegruese përmes grupit pak më parë të formuar joformal për mbështetje të Republikës së Maqedonisë në Parlamentin Evropian "Miqtë e Maqedonisë" dhe Propozim-Rezolutës për progresin e Maqedonisë, e përgatitur nga eurodeputeti slloven, Z.  Zoran Taller, nga ana e Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ku ishte potencuar që Maqedonia menjëherë të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

ë takim fjalime të tyre patën edhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Z.  Petar Pop Arsov, bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë-Bashkimi Evropian, Z.  Aleksandar Spasenovski, zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Z.  Vasko Shutarov, Z.  Pançe Dameski, anëtar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Z.  Dimitar Mirçev nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë.

Të pranishmit edhe njëherë e theksuan rëndësinë që bujqit ta marrin vëmendjen e merituar në Republikën e Maqedonisë, sepse paraqesin pjesë të rëndësishme të ekonomisë, dhe tu mundësohet që me prodhimet e tyre të konkurrojnë në tregun e hapur të BE-së.

Gjithashtu, u potencua se Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave angazhohet për afrimin e bujqësisë maqedonase drejtë politikës së përbashkët bujqësore të BE-së.  

Click