Aktivitetet



E premte, 28 janar 2011 

TAKIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. RAFIS ALITI, ME E.T. SAMUEL VALIS-AKIJANI, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË GANËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafis Aliti, sot realizoi takim me E.T. Samuel Valis-Akijani, ambasador i Republikës së Ganës për Republikën e Maqedonisë.

Në takim, nënkryetari në emër të tij dhe në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Velanoski, i cili gjendet në vizitë zyrtare të Parlamentit në Mal të Zi, z.  Samuel Valis-Akijani ia uroj emërimin për ambasador të ri inordinar dhe të autorizuar të Republikës së Ganës në Republikën e Maqedonisë, me seli në Beograd.

Nënkryetari Aliti theksoi se për Republikën e Maqedonisë, përveç ndarjeve strategjike dhe prioriteteve në lidhje me BE-në dhe NATO-n, i interesit të fuqishëm është edhe inteziviteti  dhe avancimi i bashkëpunimit edhe me vendet nga Afrika, në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. 

Republika e Maqedonisë i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve të përgjithshme me vendet e Afrikës, ndërsa në këtë drejtim dimensioni gjeografik nuk duhet të paraqes pengesë, por përkundrazi, duhet të jetë sfidë për zhvillimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe reciprokisht të dobishëm ndërmjet Maqedonisë dhe Ganës. Megjithatë, është e nevojshme të gjenden format më të pranueshme për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, e posaçërisht të mendohet për bashkëpunimin e mundshëm ekonomik dhe shkëmbimin tregtar ndërmjet dy vendeve dhe shfrytëzimin e potencialeve të të dy vendeve, deklaroi nënkryetari Aliti.

Gjithashtu, u theksua se ekziston nevoja e ngjalljes së bashkëpunimit ekonomik me dinamizimin e kontakteve afariste në mes biznesmenëve nga të dy vendet, ndërsa ka mundësi reale edhe për bashkëpunim të Dhomave ekonomike të të dy vendeve. Gana ka potencial të pasur të lëndëve të para, ndërsa Republika e Maqedonisë për Ganën është njëra nga mundësitë për qasje në tregun evropian.

Në vazhdim të takimit, z.  Aliti e njoftoi të ftuarin e tij me përbërjen dhe punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori, z.  Samuel Valis-Akijani, theksoi se duhet të vendoset bashkëpunimi parlamentar ndërmjet dy shteteve dhe të afrohen në fushën e marrëdhënieve ekonomike. 

Click