Aktivitetet



E enjte, 17 mars 2011

TAKIM I ZNJ. BLLAGORODNA DULIQ ME PËRFAQËSUESIT E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË KROACISË

Kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Znj. Bllagorodna Dulliq dhe anëtarët e Grupit sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë realizuan takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë.

Në takim krahas kryetares së Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Znj. Bllagorodna Duliq, të pranishëm ishin  edhe anëtarët e grupit Z.  Vasko Shutarov, Znj. Nadica Tançeva - Tulieva dhe Z.  Pançe Dameski.

Në përbërjen e delegacionit kroat ishin Sh.T.  Z.  Mario Nobillo, ambasador, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Sh.T. Zllatko Kramariq, ambasador i Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, Z.  Stjepan Gllas, ministër i autorizuar në ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë dhe Z.  Petar Mihatov, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme. 

Kryetarja, Znj. Bllagorodna Duliq takimin e shfrytëzoi që t'i njoftojë të pranishmit me situatën aktuale politike me të cilën ballafaqohet Republika e Maqedonisë, ndërsa u këmbyen mendime për çështjen e emrit dhe synimin e Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

 Të pranishmit i theksuan marrëdhëniet e mira të deritanishme bilaterale ndërmjet dy vendeve si dhe besimin për zhvillimin dhe përforcimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha sferat në të ardhmen.

U potencua edhe marrëveshja e arritur në Split për zgjidhjen e ndërsjellë të çështjeve me pakicat mes dy shteteve përkatësisht pakicën maqedonase në Republikën e Kroacisë dhe pakicën kroate në Republikën e Maqedonisë.

Sh.T.  Z.  Mario Nobillo, ambasador, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë theksoi se këtë takim  e sheh si mundësi për këmbimin dhe bartjen e këshillave mes dy shteteve dhe se Republika e Kroacisë mundet me përvojën e saj t'i ndihmojë Maqedonisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, e me këtë edhe rajonit.

Click