Aktivitetet



Е premte, 18 shkurt 2011

TAKIM ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË E.T. DONG ÇUN FENG 

Anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, znj. Silvana Boneva, kryetare, znj. Nada Stançevska, z.  Xhevat Ademi dhe z.  Vasko Shutarov, anëtarë, mbrëmë realizuan takim me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, E.T.  Dong Çun Feng. 

Në takim u shkëmbyen mendime për gjendjet aktuale në të dy shtetet, u ngritën çështje të lidhura me forcimin e bashkëpunimit bilateral parlamentar, ndërsa u theksua edhe interesi i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe qasjen e përbashkët në tregjet e treta. 

Ambasadori kinez vlerësoi se marrëdhëniet ekonomike do të mund të forcohen duke marrë parasysh atë që Republika e Maqedonisë ka kapacitete dhe resurse të interesuara për kapitalin kinez.    

Republika Popullore e Kinës është anëtare e Këshillit të sigurimit dhe faktor i rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe i jep mbështetje parimore Republikës së Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare. 
 

Click