Aktivitetet



E martë, 25 janar 2011

TAKIM ME KRYETARIN E KOMITETIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE, Z. XHEVAT ADEMI, ME PËRFAQËSUESIT E CSSP PROJEKTIT PËR MAQEDONINË

Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z.  Xhevat Ademi, sot, me kërkesë të përfaqësuesve të organizatës jofitimprurëse gjermane Kristijan Shvarc-Shiling, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejt punojnë në CSSP projektin për Maqedoninë, mbajtën mbledhje me temën - aktivitetet e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive për vitin 2011. 

Në takim morën pjesë dr. Dieter Volkevic, anëtar i bordit të CSSP dhe znj. Kristina Stener, menaxhere – projektuese për Maqedoninë.
Kryetari Ademi i përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi me punën e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në tre muajt e fundit, duke theksuar se takimet e këtilla kontribuojnë Komiteti ta forcoj kapacitetin e tij për punë dhe autoritetin e tij si organ i cili është produkt i drejtpërdrejt i Marrëveshjes Kornizë.  

Ai sqaroi se Komiteti në tre muajt e fundit mbajti dhe përfundoi dy mbledhje, dhe atë Mbledhja e tetë, e cila përfundoi me miratim të njëzëshëm të konkludimeve për Arsimin integrues në sistemin arsimor të Republikës së Maqedonisë dhe Mbledhja e dymbëdhjetë, në të cilën, gjithashtu, njëzëri ishin miratuar konkludimet që janë pjesë nga Strategjia Nacionale shtetërore për ato tema. 

Në takim, përfaqësues të CSSP projektit për Maqedoninë e njoftuan kryetarin Ademi se në bashkëpunim me UNESKO, UNICEF dhe UNDP do të organizojnë seminar me rastin e 10-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, me temën"Forcimi i dialogut dhe bashkëpunim ndërmjet bashkësive etnike në Maqedoni", duke filluar nga 14 shkurti deri në 11 mars të vitit 2011.

Përfaqësues të CSSP projektit propozuan që njëra nga temat e ardhshme të Komitetit të jetë debati i mbajtur në Bujanovcë , me ndihmë të  kryetarit të nderit Kristijan Shverc-Shiling me temë – Romët në Bujanovë, propozim që ishte i pranuar nga ana e kryetarit të Komitetit. 
Në fund të takimit, mysafirët shprehën kënaqësi nga pranimi, sinqeritet dhe transparencë gjatë përgjigjeve të pyetjeve të parashtruara dhe u vendos takimet të vazhdojnë dhe të realizohet bashkëpunim në nivel më të lartë. 

Kryetari i Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z.  Xhevat Ademi, e përshëndeti mbështetjen e mysafirëve, u falënderua për bashkëpunimin dhe theksoi se pret në të ardhmen edhe më shumë të intensifikohen këto takime dhe prezencë në të gjitha aktivitetet e ardhshme. 

Click