Aktivitetet



E martë, 22 mars 2011

TAKIMI I ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA, NËNKRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË HUNGARISË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Znj. Svetllana Jakimovska, sot e pranoi delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Hungarisë, i cili u udhëhoq nga Z. Mihaj Balla, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Hungarisë. 

Në delegacion ishin edhe Z. Marton Gjongjoshi dhe Z. Atilla Gruber, nënkryetar i Komisionit dhe Znj. Noemi Koranji, këshilltare.  Në përbërjen e delegacionit ishin edhe SH.T. Ferenc Kekeshi, ambasador i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë dhe Z. Atilla Pinter, zëvendësshef i Misionit në Ambasadë.

Në fjalimin e saj hyrës, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Znj. Svetllana Jakimovska, shprehu kënaqësi nga vizita e delegacionit hungarez, posaçërisht kur ajo realizohet në kohën e kryesimit aktual hungarez me Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ajo tregoi kënaqësi nga marrëdhëniet e deritanishme reciproke dhe shprehu besim për thellimin e mëtutjeshëm të të njëjtave.  Republika e Maqedonisë në mënyrë të koontinuar përpiqet për përparimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me aksent të dimensionit parlamentar.   Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është formuar grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Hungarisë.

Republika e Maqedonisë është e interesuar për bashkëpunim në plan ekonomik, dhe në këtë drejtim për intensifikimin e takimeve të punës në mes asociacioneve të të dy shteteve. 

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Znj. Svetllana Jakimovska, i njoftoi mysafirët se në këtë periudhë në Republikën e Maqedonisë është aktual debati për zgjedhjet e parakohshme, posaçërisht aktivitetet në Kuvend, e krejt kjo në funksion të zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike, zgjedhjes së kryetarit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, ndryshimit dhe plotësimit të Kodit zgjedhor, formimit të  Komisionit që do ta shqyrtojë gjendjen me listën zgjedhore.

Në fund Znj. Svetllana Jakimovska u falënderua për angazhimin tejet të madh dhe mbështetjen e Republikës së Hungarisë për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për mbështetjen e deritanishme në planin politik dhe respektimin e përpjekjeve të Republikës së Maqedonisë për realizimin e qëllimit euroatlantik.

Kryetari i Komisionit  për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Hungarisë, Z. Mihaj Balla, theksoi se në kornizat e kryesimit hungarez më 5 dhe 6 maj 2011, do të mbahet takim i Komisioneve për Politikë të Jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, ku njëra ndër çështjet do të jetë edhe zgjerimi i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, dhe sipas kësaj ato e vizitojnë rajonin që ta realizojnë funksionin e tyre. 

Gjithashtu, ai theksoi se është i sigurt se edhe pas zgjedhjeve tendenca për eurointegrim do të jetë e pranishme dhe se më së miri do të jetë që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet në mes Shkupit dhe Bashkimit Evropian. 

Republika e Hungarisë do të vazhdojë t’i jep mbështetje Republikës së Maqedonisë në proceset integruese.  

Click