Aktivitetet



E martë, 22 mars 2011

VENDI I MAQEDONISË ËSHTË NË STRUKTURAT EUROATLANTIKE  

Hungaria jep mbështetje të plotë për eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë dhe vendi i saj është në strukturat euroatlantike, potencoi Delegacioni i kryesisë së Komisionit për Politikë të Jashtme i Parlamentit të Republikës së Hungarisë, në takimin me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Znj. Teuta Arifi.

Në përbërje të delegacionit hungarez ishin: Z.  Mihaj Balla, kryetar i Komisionit, Z.  Marton Gjongjoshi, nënkryetar i Komisionit, Z. Atilla Gruber, deputet dhe Znj. Noemi Koranji, këshilltare.  Në shoqërim të delegacionit ishin: SH.T. Ferenc Kekeshi, ambasador i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë dhe Z.  Atilla Pinter, zëvendësshef i Misionit në Ambasadë.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë:  Z.  Vlladimir Gjorçev, Znj. Liljana Popovska, Z.  Vasko Shutarov, Z.  Pavle Trajanov.

Zonja Teuta Arifi në fjalimin hyrës shprehu kënaqësi që takimi realizohet në kohën kur Hungaria kryeson me Bashkimin Evropian dhe vizitën e konsideron si mbështetje për ambiciet euroatlantike të vendit tonë.

Ajo u përqendrua në tre momente, që  janë:  gjendja e brendshme politike, e cila është në një atmosferë parazgjedhore, pastaj eurointegrimet si prioritet i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë, të cilët ngecin për shkak të kontestit për emrin me Greqinë, si dhe gjendja e Ballkanit Perëndimor, për të cilin eurointegrimet janë zgjidhja e vërtetë.

Me këtë rast, Znj. Arifi u falënderua për përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Hungarisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. 

Nga ana e tij, Z.  Mihaj Balla u pajtua se stabiliteti përfundimtar në rajonin më të gjerë është perspektiva euroatlantike dhe shprehu besim se Maqedonia ka mbështetje në rrugën evropiane nga të  gjitha partitë hungareze.

Ai theksoi se vendi jonë ka bërë shumë përpjekje që t'i përmbush kriteret që kërkohen nga ai dhe ka arritur progres të madh, por gjithashtu duhet të jetë i përgatitur për negociata maratone, si një proces i vështirë. 

Zotëri Balla shprehu besim se politika e zgjerimit e BE-së do ta mbuloj edhe këtë rajon.

Të dy anët shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet në mes Hungarisë dhe Maqedonisë, të cilat janë në një nivel të lartë miqësor dhe presin që bashkëpunimi në mes dy parlamenteve  të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Click