Aktivitetet



Е premte, 25 shkurt 2011 

TAKIM LAMTUMIRËS I KRYETARES SË KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ. TEUTA ARIFI ME E.T.  ERVAN FUERE

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Teuta Arifi, sot në takimin lamtumirës e pranoi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, E.T. Ervan Fuere.

Kryetarja e Komisionit, znj. Teuta Arifi shprehu falemenderim për ambasadorin Fuere për angazhimin e tij dhe kontributin personal në avancimin e procesit të eurointegrimeve të Republikës së Maqedonisë, në mandatin e të cilit Maqedonia e mori rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave paraaderuese dhe vendosjen e regjimit paviza të udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë në Zonën Shengen.            

Ambasadori, z. Ervan Fuere shprehu kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit të realizuar me institucionet në shtet dhe padyshim me Parlamentin e Maqedonisë, posaçërisht me Trupat kompetent në Kuvend për procesin eurointegrues të shtetit, por edhe me deputetët në mënyrë individuale. 

E shprehu kënaqësinë për qëndrimin në Maqedoni dhe shprehu besim për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim të shtetit tonë në Union. 

Në takim bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për gjendjen aktuale në shtet. 

Click