Udhëheqja parlamentare



E martë, 5 prill 2011, Bruksel

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË DiTËN E DYTË TË KONFERENCËS SË KRYETAREVE TË PARLAMENTEVE NGA BE

I nderuar Kryesues,

Zonja dhe Zotërinj,

Jemi dëshmitarë të krizës ekonomike me përmasa historike, e cila u paraqit dhe u përhap me shpejtësi të madhe, në çdo shtet – diku më pak, diku më shumë.  Fakt i pakontestueshëm është prania e saj, si dhe rezultati negativ dhe dështues të cilin e bartë me vete, jokontestuese është vetëdija jonë për gjendjet, por në të njëjtën kohë edhe obligimi jonë për gjetjen e parezervë dhe të përkushtuar të daljes nga gjendja e krizës.  Përgjegjësia jonë është t’i neutralizojmë ose në masë më të vogël t’i zvogëlojmë pasojat negative nga kriza mbi jetën e qytetarëve dhe jetesën e përgjithshme shoqërore.  Pasojat e saj e kanë edhe dimensionin individual, por, edhe, në mënyrë të paevitueshme, dimensionin global. Pikërisht kështu, duhet të jetë edhe veprimi dhe mënyra e ballafaqimit me të.

Nëse flasim për qasje serioze dhe të përkushtuar, pa dyshim do ta kisha ndarë mënyrën në të cilën Republika e Maqedonisë ballafaqohet me sulmin të cilin ekonomisë maqedonase ia ka shkaktuar kriza botërore ekonomike. Qeveria e Republikës së Maqedonisë arriti t'i zbus pasojat me katër pakot e masave antikrizë, si rezultat që Republika e Maqedonisë kishte rrënje të ekonomisë për vetëm 0,6-0,8 përqind, që përsëri mundëson të jemi të tretët në Evropë me rezultat më të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë kishim deficit buxhetor shumë më të ulët se deficiti i shteteve evropiane.  Në raportet e FMN-së u konstatua se nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, Maqedonia më së miri u gjend, që e vërteton edhe faktin se edhe në krizën më të madhe ekonomike nuk u zvogëluan pagat dhe pensionet, e as kishte largim të të punësuarve në sektorin publik.

Masat e pakos së parë u drejtuan ndaj ndërmarrjeve me likuidim të prishur dhe probleme të grumbulluara nga e kaluara, por edhe ndaj firmave të cilat punojnë mirë, përmes lehtësimit tek tatimi mbi fitimin, doganave të zvogëluara dhe kontributeve sociale, tatimeve të zvogëluara për bujqit.  Duke iu falënderuar këtyre masave, u pengua shkatërrimi i një numri të madh të subjekteve ekonomike dhe lënia pa punë e mijëra punëtorëve.

Pasuan masat e pakos së dytë, e cila parasheh program tetëvjeçar për realizimin e projekteve infrastrukturore, në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, sektorin energjetik, ndërtimin e banesave, mjedisin jetësor, infrastrukturën sportive dhe projekteve tjera kapitale.

Pakoja e tretë dhe e katërt përbëhet prej 94 masave të cilat kanë të bëjnë me politikën tatimore, politikën kreditore, politikën tokësore, çështjet juridiko-pronësore, bujqësinë, ndërtimtarinë, politikën sociale, si dhe masave nga sfera e gilotinës rregullatore.

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë në mënyrë aktive ishte kyçur në procesin e plotësimit të rregullativës e nevojshme për implementimin e të gjitha këtyre masave, përmes debatit efikas dhe frytdhënës parlamentar.

Suksesi i masave antikrizë, i referohet edhe dialogut serioz dhe të koontinuar me sektorin e biznesit, ekonomistët, bankierët, ekspertët ekonomik dhe anët e tanguara, si dhe gatishmërisë dhe transparencës për mendimet dhe propozimet për masa të reja që do të kontribuonin në ballafaqimin me pasojat nga kriza ende janë të pranishme. 

Projekcionet për vitin 2011 bazohen kryesisht në pritjet për përshpejtimin e rritjes ekonomike në Bashkimin Evropian, si partneri ynë në tregtar më i rëndësishëm.  Njëherazi, pritet që rritja e ekonomisë maqedonase të mbështetet edhe nga politikat vendore:  nga rritja e lartë e investimeve kapitale e cila do t’i jep mbështetje të fortë industrisë, ndërtimtarisë dhe shërbimeve.  Njëkohësisht, zvogëlimi i koordinuar i shkallëve të kamatës dhe likuidimi i rritur i bankave pritet të rezultojnë në rritjen më të madhe të aktivitetit kreditor të bankave, si një ndër gjeneratorët e rritjes së sektorit privat. 

 Për Republikën e Maqedonisë prioritet kryesor edhe më tej mbetet përfundimi i suksesshëm i procesit të integrimit në BE edhe arritja graduale e të ardhurave nacionale të Bashkimit Evropian, në mënyrë që është i qëndrueshëm në mënyrë fiskale dhe sociale.  Për këtë qëllim, Republika e Maqedonisë punon në përmbushjen e plotë të kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Gjithsesi, vëmendje të veçantë i kushtohet përmbushjes së kritereve ekonomike, me qëllim të integrimit të bashkësisë maqedonase të biznesit në tregun e vetëm evropian, si partneri ynë më i rëndësishëm.

Në këtë kuptim. shpresoj se masat dhe modelet të cilat në shtete të caktuara janë treguar si të suksesshme dhe të dobishme, do të ndahen për rimëkëmbjen e ekonomive kombëtare, por edhe për arritjen e qëllimeve të pritura në nivel global.  Me këtë rast, besoj se masat të cilat Komisioni Evropian ia kushton stabilitetit të euros dhe eurozonës do të sigurojnë stabilitet afatgjatë dhe në kohë do të detektohen faktorët joefikas dhe të dëmshëm në ekonominë evropiane, me çka do të mënjanohet përsëritja e pasojave dhe gabimeve të dëmshme nga e kaluara.

Të nderuar, 

Unioni mbështetet në mirëbesimin reciprok, ndërsa dhënia e vetëdijshme dhe shumëvjeçare e informatave të gabueshme e rrënon vetë themelin e Unionit.

Faleminderit. 

Click