Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 4 prill 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE NGA BASHKIMI EVROPIAN

I nderuar Kryesues,
Zonja dhe Zotërinj,

I kujtoj mirë çastet, kur qytetarët liberal dhe të orientuar drejtë demokracisë të Maqedonisë, në mbrëmjen e rënies së komunizmit, të nxitur nga idetë e mëdha demokratike të botës perëndimore liberale, shumë herë e shqyrtuam konstatimin e qartë se nuk mund të flasim për demokracinë, nëse nuk e dimë saktë se çka bëjnë autoritetet.

Sot, pas dy dekadave nga pranimi i demokracisë, nëse shikojmë mbrapa me krenari mund t’i përmendim edhe hapat që  u bënë.  Liria u pranua, kurse totalitarizmi u mund.  Thelbi i demokracisë u mboll në tokën e Maqedonisë.  Mirëpo, të nderuar miq, natyra e pushtetit demokratik, në bazën e saj kishte një hapërim permanent drejtë horizontit të lirisë, shtyllë kryesore e të cilës janë qytetarët. 

Në atë ndriçim, një mjet shtesë që na e solli koha e re, mes tjerash, është zhvillimi i teknologjisë informatike dhe internetit.  Së këndejmi, dilema themelore se çfarë përgjigje duhet të formojë shteti bashkëkohor demokratik, në këtë erë të përshpejtuar të zhvillimit teknologjik në të cilin informata është lehtë e kapshme, falas, kurse burimet e informimit janë plotësisht të decentralizuara.  Gjithmonë përgjigja e betejës së përhershme është sjellja e lirisë së mediumeve, vetvetiu, pa kurrfarë kufizimesh.  

Këto rrethana për mua dhe për Kuvendin e Maqedonisë janë baza, që na mundëson që edhe më shumë t’ua hapim dyert e Kuvendit qytetarëve të Maqedonisë përmes shtypit të lirë, të cilin shumë mirë e definonte letrari dhe filozofi francez Albert Kami: “Ai mund të jetë i mirë ose i keq, por krejtësisht është e sigurt se pa lirinë e informimit, gjithçka do të jetë keq në shtetet”.

 Të nderuar miq,

Shtëpia ligjvënëse e Maqedonisë tenton që në masë të madhe të mundshme t’i afrohet horizontit të lirisë së informimit duke pasur parasysh vazhdimisht trendët e zhvillimit të teknologjisë informatike.  Në kuptim konkret, në kuadër të servisit publik televiziv, themelues i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, funksionon kanali i veçantë parlamentar, i cili është porta jonë kryesore komunikuese me qytetarët. Përmes tij kryhet transmetim direkt i të gjitha seancave plenare dhe transmetimi i mbledhjeve të trupave punuese, si dhe debateve publike, por edhe debateve mbikëqyrëse, përmes së cilave, praktikisht, realizohet funksioni mbikëqyrës i parlamentit mbi pushtetin ekzekutiv.  Në këtë kuptim, duke përcjell përvojat komparative  të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, në periudhë afatgjate, përmbajtjet e kanalit parlamentar do t’i pasurojmë me futjen e emisioneve të specializuara të përkushtuara për punën parlamentare, lajmeve të përditshme parlamentare, emisioneve debatuese, emisioneve të veçanta tematike dhe përmbajtjeve të ngjashme informative.

Vegla e dytë e rëndësishme e strategjisë sonë mediale, është patjetër interneti.  Duke pas parasysh faktin se më shumë se 70% e qytetarëve të Maqedonisë çdo ditë rregullisht kanë qasje në internet, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e përsosi internet-faqen e vet, e cila për momentin i bashkon rolet e televizionit dhe shtypit, ndërsa njëkohësisht paraqet edhe vend ku mund të gjendet gjithçka që është me rëndësi, ndërsa ka të bëjë me pushtetin ligjvënës maqedonas nga fitimi i pavarësisë deri më sot.  Konkretisht, në faqen e internetit http://www.sobranie.mk/al/, qytetarët mund t'i shohin të gjitha materialet që hyjnë në procedurë kuvendore , mund të ndiqet kanali për video-transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave plenare, ndërsa në video-arkiv së shpejti  do të mund të shikohen edhe video-shënimet e seancave plenare, nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më sot.  Përmes http://www.sobranie.mk/al/, tentojmë ta zhvillojmë funksionin interaktiv me qytetarët tanë, dhe, në këtë kuptim, qytetarët mund t'i drejtohen çdo deputeti që t'i ndajë pikëpamjet, analizat ose propozimet e tija për çështje të caktuara. 

Zonja dhe Zotërinj,

Në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX, në jehonën e zhvillimit të mediumeve të shtypit, në një gazetë lokale në SHBA, paraqitet titulli, që përafërsisht thotë:   "nuk e dimë aq saktë nëse bota bëhet më e keqe ose reporterët punojnë shumë më tepër." Sot, në epokën në të cilën informimi merr një formë krejtësisht tjetër si rezultat i zhvillimit të teknologjisë informatike, për ne, si politikan, por para se gjithash si njerëz, konsideroj se është tejet e rëndësishme të vazhdojmë t'i pushtojmë horizontet e informimit të lirë, t'i implementojmë trendët e reja në zhvillimin e mediumeve dhe, gjithsesi, të punojmë sa më mirë që është e mundur në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, që të dëshmojmë se, megjithatë, edhe bota mund të  jetë më e mirë, por edhe gazetarët të punojnë edhe më tepër.

Ju faleminderit. 

 
a

Na ndiqni në: