Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 1 prill 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË SHËNIMIN E 60 VJETORIT TË THEMELIMIT TË ARKIVIT SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Të nderuar ministra, kolegë deputetë,
I nderuar kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë,
Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë,
Zonja dhe zotërinj,

I nderuar drejtor i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë, do të doja në fillim juve, të gjithë të punësuarve në këtë institucion të rëndësishëm si dhe gjeneratave të të punësuarve të mëparshëm, t'ua uroj dekorimin e lartë Dekorata për Meritat për Maqedoninë me të cilën me rastin e jubileut tuaj dhe rezultatet e arritura ju dekoron Presidenti i shtetit Zoti Gjorge Ivanov.

Para gjashtëdhjetë viteve, më saktësisht në janar të vitit 1951, Kuvendi i atëhershëm i Maqedonisë e miratoi Ligjin për themelimin e Arkivit Shtetëror, kurse më 1 prill të vitit të njëjtë Arkivi e filloi punën e tij. Në këto gjashtëdhjetë vite të punës së tij ai afirmohet dhe u vërtetua si shtyllë e rëndësishme e identitetit, mëvetësisë dhe shtetësisë maqedonase, përkatësisht u bë institucion i pashmangshëm dhe burim për të kaluarën e kombit maqedonas, si dhe të bashkësisë etnike shqiptare, turke, vllehe, serbe dhe rome.

Zhvillimi i veprimtarisë arkivore në Maqedoni është në lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e Maqedonisë dhe të popullit maqedonas.  Rol shumë të rëndësishëm në gjithë këtë kanë vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi, e posaçërisht nxënësit dhe pasardhësit e tyre Shën Klimenti dhe Shën Naumi mrekulli bërësi.

Duke pasur parasysh historinë e stuhishme të popullit maqedonas, duke filluar nga periudha bizantine përmes kohës së Perandorisë Osmane, luftërat ballkanike, Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore shumë materiale arkivore, thjeshtë, janë përvetësuar prej shteteve të tjera, prej fqinjëve tanë të afërt e deri në Francë, Turqi, Austri, Britani të Madhe e kështu me radhë.   Duke iu falënderuar, para së gjithash, veprimtarisë hulumtuese të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë pjesa më e madhe e këtij materiale është hulumtuar.  Gjithsesi këtu është edhe procesi i trashëgimisë juridike të ish-RSFJ me ç’rast pikërisht materialet arkivore kanë vend të veçantë. 

Nëse i shohim vetëm indikatorët kuantitativ me të cilët sot disponon Arkivi Shtetëror 1.486 fonde arkivore dhe 28 përmbledhje pastaj 7 milion e 300 mijë mikroincizime dhe 130 mijë mikrofilë, flet për vëllimin, por edhe për rëndësinë e materialit arkivor në Republikën e Maqedonisë. Vetëm të përmend se dokumenti më i vjetër arkivor është Ungjilli i Shën Apostullit Luka që daton nga shekulli i dymbëdhjetë. 

Me rëndësi të veçantë janë dokumentet arkivore nga koha e fillimit të luftës për liri nga pushteti osman.  Do t’i përmend dokumentet origjinale nga Kongresi i Selanikut, Kushtetuta e TMRO-së e vitit 1896 autorët e së cilës janë Goce Dellçev dhe Gjorçe Petrov, pastaj thirrja për fillimin e Kryengritjes së Ilindenit etj. Gjithsesi veçanërisht të rëndësishme janë dokumentet e Luftës Nacional Çlirimtare, pastaj ASNOM-it ku janë vendosur themelet e shteteformësisë maqedonase dhe kështu me radhë.  Në të sot janë arkivuar edhe dokumente nga fillimi i pavarësimit të Republikës së Maqedonisë, do ta përmend Deklaratën e Sovranitetit të Republikës së Maqedonisë, të miratuar më 25 janar 1991 dhe shumë të tjera. Përmenda vetëm disa që e dëshmojnë faktin se Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë është një nga shtyllat e shtetformësisë dhe mëvetësisë së popullit maqedonas.

Zonja dhe zotërinj,

Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë sot ka status të organit shtetëror dhe vepron si organizatë e vetme administrative në territorin e gjithë shtetit.  Funksionalisht i organizuar në nëntë seksione rajonale në Shkup, Manastir, Tetovë, Ohër, Veles, Shtip, Strumicë, Prilep dhe Kumanovë, ndërsa punën dhe veprimtarinë e vetë e bazon mbi Ligjin për materialin arkivor, të miratuar në vitin 1990 i cili më pas është ndryshuar dhe plotësuar në vitin 1995 me iniciativë të Arkivit.  Kështu, sot kemi sistem të rrumbullakuar normativ që rregullon këtë problematikë.

Kur jemi te zgjidhjet ligjore dua të theksoj se me atë që qasja te materiali arkivor, tek ne është zhvendosur në 20 vjet pas krijimit të tij, Republika e Maqedonisë numërohet ndër shtetet më liberale. 

Nga viti 1992 Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë është anëtar në Këshillin Ndërkombëtar Arkivor ICA e cila është organizatë ndërkombëtare kulmore, e gjithashtu ka zhvilluar bashkëpunim intensiv bilateral shkencor në shumë arkiva nga fqinjësia dhe më gjerë. Kjo është shumë me rëndësi si për ne në aspekt të studimit të atyre dokumenteve që siç thash janë larguar, e në të njëjtën kohë ky është një lloj promovimi i Republikës së Maqedonisë jo vetëm në rrethet shkencore të sferës së arkivit, por edhe më gjerë. 

Jam i bindur se edhe në të ardhmen këtë bashkëpunim dhe aktivitet ndërkombëtar do ta vazhdoni duke marrë parasysh dy aspekte. I pari është veprimtaria shkencore hulumtuese, zhvillimi i saj dhe përcjellja e arritjeve shkencore në sferën tuaj. I dyti rrjedh nga fakti se si shtet u përcaktuam për integrimet euroatlantike, që do me thënë se në sferën e veprimtarisë arkivore do të hapen detyra dhe perspektiva të reja.

Të nderuar,

Veprimtaria arkivore si çdo veprimtari tjetër shkencore bazohet në njohuri që fitohet para së gjithash në institucionet e larta arsimore. Ajo që vite të tëra tek ne nuk ishte, pikërisht me iniciativë të Arkivit Shtetëror është tejkaluar dhe tani në kuadër të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi" kemi studime universitare dhe pasuniversitare. Në këto korniza gjithsesi është edhe veprimtaria botuese e cila në gjashtëdhjetë vitet e kaluara, nëse nuk gaboj numëron mbi 200 publikime dhe edicione të ndryshme shkencore, që me të vërtetë është për t'u respektuar.

Ajo që në veçanti dua ta theksoj është se Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë si organ shtetëror ka rol të rëndësishëm edhe në jetën e përditshme të qytetarëve në zgjidhjen e shumë çështjeve, nga çështjet pronësoro-juridike, stazhit të punës, denacionalizimit e kështu me radhë.

Në fund më lejoni të gjithë të punësuarve në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë edhe njëherë t’ua uroj këtë jubile të rëndësishëm dhe t'u dëshiroj sukses në të gjitha sferat e punës së tyre.

Ju faleminderit.  

 
a

Na ndiqni në: