Udhëheqja parlamentare



E hënë, 19 shtator 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME ANËTARIN E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE RAPORTUESIN PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z RIÇARD HOVIT

Në fillim të takimit, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, bëri prapavështrim të shkurtër mbi ngjarjet dhe arritjet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën e kaluar. Ai fillimisht i theksoi arritjet pozitive të Kuvendit në dy vitet e kaluara të cilët i sollën vlerësim pozitiv Kuvendit në Raportin për progresion e Republikës së Maqedonisë, të cilët dhanë ndihmesë edhe për vlerësimet e përgjithshme pozitive për Republikën e Maqedonisë.

Ai shtoi se suksesi i arritur është si rezultat i punës ekipore, në të cilën marrin pjesë kryetarët, koordinatorët dhe të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe partiake. Në këtë drejtim, ai shprehu bindjen se edhe më tutje do të punojmë të gjithë bashkërisht në arritjen e qëllimeve strategjike dhe se në parlament do të zhvillohet dialog i frytshëm politik.

Ai morri parasysh edhe projektet rrjedhëse me të cilat përforcohet kapaciteti parlamentar, ndërsa realizohen me ndihmën e miqve të huaj donator, siç është Fondacioni vestministër për demokraci.  Në këtë drejtim, ai e potencoi edhe rolin e zmadhuar të cilin parlamentet e kanë me Marrëveshjen e Lisbonit.

Në fund, Kryetari Veljanoski potencoi edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të realizuara me sukses të madh, të cilat e vërtetuan kapacitetin demokratik të Republikës së Maqedonisë, ku qytetarët morën vendim se kujt do t'ia japin besimin për t'i udhëhequr në periudhën e ardhshme katërvjeçare. Kryetari i Kuvendit, z.Veljanoski, potencoi se të gjitha reformat në shtet bëhen fillimisht për qytetarët, për progresin tonë ekonomik dhe ngritjen e konkurrencës sonë në tregjet evropiane dhe më gjerë.

Duke e përmbledhur atë që u tha dhe atë që u bë në periudhën e kaluar, Kryetari Veljanoski shprehu bindjen se edhe Raporti vjetor për progresin do të jetë pozitiv dhe se përsëri do të jepet rekomandim për fillimin e negociatave. Në këtë kontest, kryetari Veljanoski premtoi dhe njëkohësisht shprehu bindjen se raportet e z.Hovit do të jenë reale dhe me pasqyrë objektive të asaj që është bërë dhe që është arritur nga ana e të gjitha subjekteve politike.

Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë, z.Riçard Hovit, u pajtua me mendimin e kryetarit Veljanoski se progresi ekonomik është i rëndësishëm dhe se pret rritje në planin ekonomik me bashkimin tonë në familjen evropiane. 

Në vazhdim, z.Hovit shprehu kënaqësi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare kaluan shkëlqyeshëm, se është një hap përpara dhe se ka bashkëpunim ndërmjet vepruesve politikë. Eurodeputeti Hovit potencoi se vlerësimet e tij do të bazohen në përcjelljen objektive dhe mbipartiake të gjendjeve dhe se do të insistojë të jep kontribut maksimal për përmirësimin e gjendjeve të përgjithshme në Republikën e Maqedonisë dhe për mbajtjen e ritmit të progresit evropian në krahasim me vendet tjera te rajonit.

Në lidhje me kontestin me Greqinë, nga të dy anët u shpreh bindja se kjo çështje duhet të tejkalohet, me ç'rast Kryetari i Kuvendit Veljanovski potencoi se nevojitet të bëhen përpjekje për ngritjen e besimit ndërmjet të dy shteteve fqinje.

Click