Udhëheqja parlamentare



E hënë, 26 shtator 2011

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKES SË MAQEDONISË, Z.  TRAJKO VELJANOSKI ME Z. ROBERT VALTER, REFERUES I KOMISIONIT PËR RESPEKTIMIN E OBLIGIMEVE DHE ANGAZHIMEVE TË VENDEVE-ANETARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS (KOMISIONI MONITORUES)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në fillim të takimit bëri një retrospektivë mbi arritjet dhe ngjarjet e deritanishme në Republikën e Maqedonisë në periudhën e kaluar. Ai veçanërisht përmendi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të realizuara me sukses të cilat e vërtetuan kapacitetin demokratik të Republikës së Maqedonisë, dhe që u vlerësuan pozitivisht nga të gjitha palët.  Gjithashtu, në kontekst të angazhimeve tona të suksesshme, ai potencoi edhe kryesimin tonë të vjetshëm me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. 

Z. Valter  nga ana e tij shprehu kënaqësi që është përsëri në Republikën e Maqedonisë, por tani në rolin e referuesit të Komisionit për Respektimin e Obligimeve dhe Angazhimeve të Vendeve-Anëtare të Këshillit të Evropës (a.q. Komisioni Mbikëqyrës), me ç'rast në vazhdimin e diskutimit shprehu interes për disa çështje ndër të cilat veçanërisht për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, për situatën e mediumeve dhe për çështje lidhur me punën aktuale parlamentare.

Kryetari Veljanoski në vazhdim të takimit theksoi implementimin e suksesshëm të deritanishëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, gjendjet në lokalet e mediumeve dhe u përqendrua në më shumë aspekte lidhur me punën aktuale parlamentare. Në këtë drejtim ai theksoi arritjet pozitive të Kuvendit në dy vitet e kaluara të cilat i sollën vlerësim pozitiv Kuvendit në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë, e që dhanë ndihmesë edhe për vlerësimet e përgjithshme pozitive për Republikën e Maqedonisë. 

Ai potencoi edhe rëndësinë e dialogut politik, progresin demokratik të arritur deri më tani dhe progresin në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ai në këtë kuptim nënvizoi se puna e bërë është rezultat i punës ekipore, në të cilën marrin pjesë nënkryetarët, koordinatorët dhe të gjitha deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë partiake dhe etnike. Duke e sublimuar atë që u tha Veljanoski shprehu bindje se edhe Raporti vjetor për progresin tonë të BE-së do të jetë pozitiv dhe se përsëri do të jepet rekomandim për fillimin e negociatave. Ai njëkohësisht ushqeu shpresë se, duke marrë parasysh atë që u arrit deri më tani, do të pushojë nevoja për vazhdimin e dialogut pamonitorues. 

 

 

Click