Udhëheqja parlamentare



E enjte, 13 tetor 2011

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME GRUPIN PARLAMENTAR TË KUVENDIT POPULLOR TË KUVAJTIT  PËR MIQËSI ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, sot  realizoi  takim  me grupin Parlamentar të Kuvendit Popullor të Kuvajtit  për miqësi me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Valid M Al- Tabtabea, kryetar i grupit dhe deputet, z. Jaman  Al- Harbash, deputet dhe nënkryetar i Grupit, z. Muhamed Al Mutairi, deputet dhe anëtar i Grupit për miqësi.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, duke u dëshiruar mirëseardhje  mysafirëve  shprehu se të dy shtetet kultivojnë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim, se ekzistojnë iniciativa për bashkëpunim në të gjitha sferat. Kryetari Veljanoski  theksoi se të dy shtetet duhet të punojnë për nxitje dhe të krijojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunim në nivel parlamentarë dhe në të gjitha sferat tjera me interes të ndërsjellë.

Mysafirët shprehën kënaqësinë e tyre me pritjen  e ngrohtë nga Kryetari Veljanoski  dhe theksuan  se Kuvajtit është i përgatitur  dhe të investojë në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht  në sferën e energjetikës dhe  infrastrukturës rrugore.

Për Kuvajtin posaçërisht e rëndësishme është liberalizimi  i regjimit të vizave për qytetarët  dhe kompanitë nga Kuvajti  dhe  hapjen e përfaqësive diplomatike konsullore  në të dy vendet, përveç asaj që është potencuar, ekzistojnë  mundësi të shkëlqyera që Kuvajti të investojë  edhe në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë në Republikën e Maqedonisë. 

Mysafirët theksuan se marrëdhëniet  ndërmjet popujve të të dy shteteve ekzistojnë që moti, veçanërisht  për shkak se Firmat Maqedonase për ndërtim  i kanë ndërtuar objektet më të njohura në Kuvajt- ndërtesa me kate të larta, ndërtese të ministrive dhe aeroportin, me çka lehtësohet edhe mënyra  për Kompanitë Maqedonase të cilët do ta zhvillonin  biznesin në Kuvajt.

Në fund të takimit , z. Al Tabtabae  ia dorëzoi ftesën nga kryetari i Kuvendit Popullor të Kuvajt, z.  Adnan C.A Samad kryetarit Veljanoski për vizitë zyrtare në Kuvajt.
 
 
 

 

Click