Udhëheqja parlamentare



E Mërkur, 12 tetor 2011, Budimpeshte

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E KUVENDIT NACIONAL TË HUNGARISË, Z. LLASLLO KOVER

Në takimi ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski dhe kryetarit të Kuvendit Nacional të Hungarisë, z.Llasllo Kover u konfirmuan marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet dy vendeve miqësore.  Bashkëpunimi intensivisht zhvillohet në të gjitha nivelet, për të cilat dëshmojnë takimet dhe vizitat e fundit të kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban në Republikën e Maqedonisë. Në nivel parlamentar bashkëpunimi zhvillohet suksesshëm në nivel të komisioneve, grupeve parlamentare dhe në nivel më të lartë të kryetarit, ndërsa implementohet edhe Memorandumi për bashkëpunim parlamentar i nënshkruar para disa vitesh. 

Kualiteti i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve është konfirmuar edhe me shumë marrëveshje të cilat u ratifikuan nga të dy vendet në sferat e ekonomisë, komunikacionit rrugor, komunikacionit ajror, mbrojtjes së investimeve, shkencës, kulturës. Kohët e fundit Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik të cilën e nënshkruan kryeministrat e të dy shteteve në muajin maj të këtij viti.  

Kryetari i Kuvendit Veljanoski e përshëndeti organizimin e Konferencës së pestë si mundësi të shkëlqyeshme për këmbimin e përvojave gjatë proceseve eurointegruese, por edhe për thellimin e bashkëpunimit ekzistues ndërmjet parlamenteve nga Ballkani Perëndimor në të gjitha sferat me interes të përbashkët. 

Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit Nacional të Hungarisë, Llasllo Kove shprehu urim për arritjet në eurointegrimet, veçanërisht në pjesën e arritjeve në marrëdhëniet ndëretnike, me ç'rast shprehu inkurajim të qartë për vazhdimin e arritjeve të tilla të suksesshme. Pastaj, ai e përsëriti përkrahjen e hapur të cilën Republika e Hungarisë i ia jep Republikës së Maqedonisë, njëkohësisht duke potencuar se Kuvendi Nacional i Hungarisë do të vazhdojë me përkrahjen e parlamentit maqedonas.

Kryetari i Kuvendit Veljanoski shprehu falënderim për përkrahjen e deritanishme dhe për faktin që një nga prioritetet e kryesimit Hungarez me BE-në ishte edhe zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim shprehu falënderim edhe për përkrahjen konsekuente dhe konstruktive të Hungarisë ndaj Republikës së Maqedonisë që të fillohen sa më shpejtë negociatat paraaderuese. Veljanoski, gjithashtu, e përshëndeti përkrahjen e qartë të Republikës së Hungarisë për integrimin tonë në NATO dhe faktin që është iniciator i grupit joformal të vendeve miq të vendeve nga Ballkani Perëndimor të cilat potencojnë të bëhen anëtare të NATO-s. 

Edhe pse Republika e Maqedonisë nuk është anëtare e NATO-s për shkak të kontestit të imponuar me Greqinë, Republika e Maqedonisë i ndërmori të gjitha obligimet të cilat kanë të bëjnë edhe me vendet-anëtare, forcat tona janë të afërta me ato të vendeve-anëtare të NATO-s, i implementuam të gjitha reformat në Armatën dhe sigurisht hapërojmë në rrugën drejt Aleancës. 

Në fund të takimit kryetari Veljanoski potencoi bashkëpunimin ekonomik i cili nuk është në nivel të mjaftueshëm dhe i cili duhet të avancohet. Ai theksoi se investimet në telekomunikimet nga ana e Hungarisë ishin shembull i mirë, por edhe nxitje për kompanitë tjera nga Hungaria që të investojnë në Republikën e Maqedonisë. 

Veljanoski informoi për rritjen e volitshme ekonomike për këtë vit, me ç'rast theksoi se Republika e Maqedonisë vazhdimisht krijon klimë të volitshme për investime të huaja nëpërmjet zonave të lira ekonomike, tatimeve të ulura dhe ulje në masë të konsiderueshme të burokracisë me qëllim që të bëhen investime nga kompanitë multinacionale. Ai në këtë kuptim sugjeroi se kompanitë hungareze mund të investojnë në Maqedoni në më shumë sektorë, lidhur me industrinë automobilistike, teknologjinë informatike-kompjuteristike, bujqësinë, përpunimin e ushqimit, shërbimet e biznesit, industrinë farmaceutike dhe mjetet ndihmëse mjekësore, energjetikën, burimet rigjeneruese të energjisë, ndërtimtarinë, patundshmërinë, turizmin, etj.

Në drejtim të vazhdimit të bashkëpunimit të deritanishëm kryetari Veljanoski kolegut të tij i dërgoi ftesë zyrtare për vizitë në Republikës së Maqedonisë, e cila u pranua me kënaqësi.

Click