Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E enjte, 15 shtator 2011

DEKLARATA E Z. TRAJKO VELJANOSKI, KRYETAR I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE SHEF I
DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË UNIONIN INTERPARLAMENTAR, ME RASTIN E 15 SHTATORIT, DITËS NDËRKOMBËTARE TË DEMOKRACISË

Në shtator të vitit 1997 Unioni Interparlamentar (UIP) e miratoi Deklaratën Universale për Demokraci, me çka e nxiti Organizatën e Kombeve të Bashkuara në vitin 2007, në dhjetëvjetorin e Demokracisë, ta shpall 15 Shtatorin për Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë për herë të parë u shënua nga parlamentet në botë dhe Unioni Interparlamentar në vitin 2008 me moton: "Parlamenti nuk garanton demokraci, mirëpo nuk ka demokraci pa parlament". Këtë vit, kur shënojmë 20-vjetorin nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë dhe 10-vjetorin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, për herë të katërt i bashkëngjitet festimit të 15 Shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, me moton: "Çka presin qytetarët nga parlamenti i tyre?"

Demokracia është temë e pashterur, me të cilat sfida vazhdimisht ballafaqohen, jo vetëm vendet në tranzicion, porse edhe vendet e zhvilluara. Parakushtet themelore për demokraci janë: parlamenti i fortë, zgjedhje të lira dhe demokratike, garantimi i të drejtave të njeriut, barabarësia ndërmjet gjinive dhe mosdiskriminimi, shoqëria qytetare aktive, partitë politike efikase dhe mediet e pavarura.

Gjerësisht pranohet besimi se parlamenti e paraqet institucionin më të rëndësishëm përfaqësues të demokracisë, institucion që i përfaqëson interesat e qytetarëve dhe i mbron të drejtat e tyre. Që të mund demokracia vazhdimisht të përparojë dhe të plotësohet janë të domosdoshme parlamente të forta, të cilat funksionojnë në bazë të disa parimeve dhe vlerave të pranuara në përgjithësi: përfaqësimin, transparencën, përgjegjësinë, qasjen dhe efikasitetin.

Duke u nisur nga këto parime, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë synon të jetë institucion që i paraqet interesat e të gjitha segmenteve të shoqërisë dhe e cila ka rol qendror në përparimin e proceseve demokratike në vend, përmes përforcimit të dialogut politik, zhvillimit të demokracisë parlamentare dhe pluralizmit politik, ligjvënies efikase dhe kontrollit, rolit dhe promovimit të frymës së mirëkuptimit, tolerancës dhe solidaritetit ndëretnik.

Urime Dita Ndërkombëtare e Demokracisë!

 
a

Na ndiqni në: