Udhëheqja parlamentare



Е enjte, 8 shtator 2011

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN  E DITËS SË PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Qytetarë të nderuar të Republikës së Maqedonisë,
Zonja dhe Zotërinj,

Të gjithë popujt dhe shtetet kanë data dhe ngjarje të tyre, të mëdha, historike. 
Ata, e formësojnë vetëdijen e qytetarëve dhe i projektojnë rrugët pas të cilave lëvizim. 
Ata, janë edhe monument përkujtimor për kohërat që kanë kaluar, por edhe përkujtues për përgjegjësinë që e kanë popujt, duke u ballafaquar me ngjarjet që vijnë. 
Fillimi dhe mbarimi, i të gjithë atyre janë atdheu dhe populli!

Maqedonia në shekullin e kaluar kishte tre ngjarje të tilla: njëra në fillim, e dyta kah mesi, e treta kah fundi i shekullit 20-të.

Ilinden 1903, KAÇKM 1944 dhe 8 Shtatori 1991 janë ndërmjetësuesit tanë në rrugën drejt fitimit të lirisë.

Këto të arritura, janë pjesë e historisë sonë, të krijuara me emër dhe me nder!

Ilindeni i Tretë, 8 Shtatori është i fundit në vargun e shkëndijave të vetëdijes dhe vetëflijimit kombëtar maqedonas, kur populli i Maqedonisë, me referendum solli vendim historik, që atdheu jonë të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur.

Kjo ditë është vetëm pjesë e vargut të hapave që u ndërmorën për rrumbullakimin e shtetësisë maqedonase.  Tre deklarata e shënuan vitin historik 1991.  Drejtpërdrejtë pas konstituimit të përbërjes së parë shumëpartiake, Kuvendi, më 25 janar e miratoi Deklaratën për sovranitet.  Më 17 shtator pas referendumit të suksesshëm të mbajtur më 8-të shtator, Kuvendi e miratoi Deklaratën për pavarësi.  Dhe, më së fundi, pas votimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi më 25 dhjetor e miratoi edhe Deklaratën e tretë për njohjen ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë.  Ata janë dokumentet me të cilat u vendosën themelet e Republikës së pavarur dhe demokratike të Maqedonisë.

Qytetarët, siç është theksuar edhe në vetë tekstet e Deklaratave, shënuan faqe të re në historinë shumëvjeçare maqedonase për rrumbullakimin e pavarësisë dhe sovranitetit të tyre. Njëkohësisht, me to arrihet edhe interesimi vital për atdheun tonë për përfshirjen në proceset eurointegruese.  Duke u angazhuar për respektimin e rreptë të integritetit dhe sovranitetit territorial, Maqedonia u angazhua për zgjidhjen paqësore të problemeve me anë të negociatave dhe në bazë të respektimit të ndërsjellë.

Shkurtimisht, Deklaratat e projektojnë Maqedoninë si shtet modern dhe demokratik, i cili duke dalë nga kthetrat e komunizmit dhe jugosllavizmit të rrejshëm, u nisën pas rrugës së pluralizmit politik dhe ekonomisë së tregut!

Në 20-të vitet e kaluara, arritëm shumë!

Ngjitëm maja të mëdha!

Zgjidhëm numër të madh të çështjeve të rëndësishme.  Disa të suksesshme, disa më pak të suksesshme.

Kaluam nëpër shumë turbullira.

U futëm në shumë prova kur duheshe të nxirren poteza vendosëse.

Si rezultat i politikës së këtillë të  themeluesve të shtetësisë sonë, Maqedonia u bë anëtare e pothuajse  të gjitha organizatave të rëndësishme ndërkombëtare.

Maqedonia u bo edhe partnere e respektuar në bashkëpunimin me shumë shtete në botë.

20 vite pas kalimit të 8 Shtatorit historik, përsëri jemi të ballafaquar me sfida të mëdha.

Sot, kur fati nuk varet nga asnjë tjetër, por nga vetë ne, kam përgjegjësi edhe më të madhe dhe pritje më të mëdha!

Unë jam i bindur se do t’i mposhtim të gjitha sfidat dhe provat!

Doemos ta rrumbullakojmë integrimin tonë euroatlantik!

Maqedonia është Evropë, ndërsa Evropa është Maqedoni!

Ne në kuptimin më të bukur, natyrshëm, i takojmë familjes evropiane.

Interesi ynë i padyshimtë është që realisht t'i zbatojmë standardet evropiane dhe t'i rrumbullakojmë reformat.

Prioriteti ynë i padyshimtë është ta aftësojmë ekonominë maqedonase që të jetë edhe më konkurrente në tregjet evropiane.

Përfundimisht, angazhimi ynë, i padyshimtë vazhdon të jetë edhe zhvillimi i marrëdhënieve dhe mirëkuptimit ndëretnik.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Fitoret e mëdha historike u ndodhin të guximshmëve, të bashkuarve dhe të atyre që jetojnë në harmoni.

Neve na është lënë amanet nga gjeneratat e veprimtarëve, rilindësve dhe heronjve, të cilët u ndërtuan në themelet e Maqedonisë së lirë, që asnjëherë më të mos na ndodhin ndarje dhe gabime historike.

Ngjarjet dhe fitoret e mëdha në historinë tonë janë mund dhe flijim i përbashkët.

Ata janë monumente për të gjithë qytetarët tanë, bashkësitë etnike dhe opsionet politike.

Në frymën e motos me të cilën e shënojmë këtë ngjarje kyçe historike, do të doja që edhe njëherë të angazhohem dhe ftojë në harmoni, pajtim dhe përkushtim të përbashkët në realizimin e qëllimeve kyçe strategjike të Maqedonisë. 

Për këtë, në emër të gjeneratave të ardhshme dhe amanetit që na lanë të gjithë ata të cilët i kanë flijuar jetët për Maqedoninë e sotme, ta bëjmë vendin tonë biblik edhe më dinjitoz për viktimat e tyre, edhe më shekullor se shpresat e tyre dhe ende më të bukur se ëndrrat e tyre.

Më lejoni, në fund, që qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët me vetëdije jashtëzakonisht të lartë dhe shumicë të madhe e mbajtën përgjegjësinë për shprehjen e referendumit për pavarësinë tonë, t’ju drejtojë urimet më të thella dhe më të sinqerta.

Me fat Dita e pavarësisë,

Le të jetë i përjetshëm dhe i bekuar nga Zoti atdheu ynë, Republika e Maqedonisë.

Ju faleminderit.

Click