Njoftimet



E enjte, 13 dhjetor 2012, ora 10:00, Salla e Komisionit Kushtetues

DISKUTIM PUBLIK ME TEMË: "SI TË ARRIHET KUJDESI DHE TRAJTIMI MË I MIRË PËR PERSONAT QË JETOJNË ME HIV - PJHIV NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË?"

në organizim të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Komisionit për Shëndetësi, e në bashkëpunim me Asociacionin për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim H.E.R.A., grupi i punës së personave që jetojnë me HIV - Së bashku më të fortë dhe Instituti Demokratik Nacional. 

Fjalime përshëndetëse:

- z-nj. Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve
 
- z. Mende Dinevski, kryetar i Komisionit për Shëndetësi

- z-nj. Tanja Tomiq, nënkryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe kryesuese e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për HIV në Republikën e Maqedonisë
 
Ora 10:15 - 10:45

Prononcime:
 
- Si të sigurohet terapia e vazhdueshme për HIV në Republikën e Maqedonisë, Andrej Senih, grupi i punës për mbështetje dhe vetëndihmë të personave që jetojnë me HIV - Së bashku me të fortë 

- Sigurimi i kujdesit kualitativ, mbështetja dhe trajtimi i PJHIV-it në Republikën e Maqedonisë - sfidat, prof. dr. Xvonko Milenkoviq - koordinator nacional për HIV në Republikën e Maqedonisë 

- Mundësitë dhe sfidat për sigurim të terapisë për HIV përmes mekanizmave të Programit për mbrojtjen e popullsisë nga HIV dhe SIDA, dr. Jovanka Kostovska, Sektori për Program Parandalues në Ministrinë e Shëndetësisë 
 
- Qasja në terapinë antiretroviruse - përparimi dhe sfidat me përfshirje të PJHIV-it, Sheldoon Jet, përfaqësues i UNICEF-it       

Ora 10:45 - 11:40

Diskutimi

Ora 11:40 - 11:45

Konkluzionet e diskutimit publik

Fletëparaqitja për prezencë në tel 02 3224 150 dhe në   l.popovska@sobranie.mk

Diskutimi publik është i hapur për medie.

Click