Njoftimet



E hënë, 9 janar 2012, ora 14:00, Salla 4

KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Unionit Evropian për pjesëmarrje të Republikës së Maqedonisë në Instrumentin Financiar për mbrojtje civile dhe Mekanizmin për mbrojtje civile të Bashkësisë;

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë në kontekst të procesit të aderimit në Unionin Evropian;

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës në sferën e arsimit dhe shkencës;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Memorandumit ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës,Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Republikës së Serbisë, Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për barazim të borxhit të Republikës së Shqipërisë lidhur me barazim të shumave të llogarive në korniza të këmbimit të mallit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë;

5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për mënjanim të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhura dhe të kapitalit;

6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet vendeve-anëtare të rrjetit shëndetësor të Evropës Juglindore për aranzhmanët e vendit nikoqir për selinë e Sekretariatit të Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore.
 

Click