Aktivitetet



E enjte, 17 maj 2012

ADERIMI I MAQEDONISË DHE TURQISË NË BE ËSHTË NË INTERES TË BALLKANIT DHE EVROPËS

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë realizoi takim me delegacionin turk, të kryesuar nga z. Xhemil Çiçek, kryetar Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë.

Kryetari i Grupit parlamentar, z. Kenan Hasipi, e vlerësoi vizitën si vërtetim për bashkëpunimin e rregullt dhe të suksesshëm ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë, veçanërisht ndërmjet Parlamenteve të të dy vendeve.

Ai theksoi se marrëdhëniet ndërmjet tyre janë në nivel më të lartë, në frymën e miqësisë tradicionale, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, pa çështje kontestuese. 

U theksua se në Maqedoni numri i investuesve turq është në rritje, por ka hapësirë për bashkëpunim më të madh ekonomik, si dhe për zhvillimin e turizmit, veçanërisht për shkak të bollëkut të monumenteve nga periudha otomane, në restaurimin e të cilëve është përfshirë edhe ndihma e Turqisë.

Pala maqedonase shprehu falënderim për përkrahjen e Turqisë në procesin eurointegrues, si dhe për përdorimin e emrit kushtetues.

Kryetari Çiçek për vendin tonë kishte vetëm fjalë lavdëruese, duke e quajtur vendin tonë si mik dhe vëlla, në të cilin ndjehen si në shtëpi.

Ai theksoi se në periudhën kur të gjithë ishin në mëdyshje, Turqia pranoi Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues, pa kurrfarë dileme.

Z.Çiçek kishte qëndrim kategorik se anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO dhe pranimi i Turqisë në familjen evropiane është në interes jo vetëm për të dy vendet, por edhe për gjithë rajonin dhe Evropën. 

Në takimin u theksua se çdo vend i cili mund të kontribuojë që BE-ja të bëhet më e fuqishme, duhet të bëhet anëtar i saj.

Në atë kontekst, palës turke iu bë apel që bashkë me miqtë e saj në BE të lidhin aleancë për eurointegrimin e Maqedonisë.

Click