Aktivitetet



E martë, 10 korrik 2012

AUSTRIA DHE SLLOVAKIA - PËRKRAHËS TË FUQISHËM TË PROCESIT EUROINTEGRUES TË MAQEDONISË

Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajtën takim të përbashkët me nënkryetarët dhe ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë dhe Republikës së Sllovakisë, z.Mihaell Spindeleger dhe z.Mirosllav Llajçak.

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z.Antonio Milloshoski, në fjalimin e tij hyrës shprehu kënaqësi nga takimi dhe u falënderua për përkrahjen të cilën të dy vendet ia japin vazhdimisht Maqedonisë në rrugën e saj eurointegruese. Ai theksoi se prioritetet e vendit tonë edhe më tutje mbeten të pandryshuara. 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.Hajrulla Misini, theksoi se tre vite me radhë rekomandim pozitiv për progresin e Republikës së Maqedonisë është vërtetim dhe sukses për proceset reformuese në shtetin dhe e potencoi konsensusin e qartë civil, etik, i cili sundon në Maqedoni për çështjet për hyrje në BE.

Në takimin, z.Mihaell Spindeleger dhe z.Mirosllav Llajçak theksuan se janë këtu për të dhënë sinjal të fuqishëm se Austria dhe Sllovakia janë përkrahës të fuqishëm të procesit eurointegrues, si anëtare të shengenit dhe të eurozonës. Njëkohësisht, ato theksuan se çështja e emrit nuk duhet ta bllokojë eurointegrimin e Maqedonisë.   

Të pranishmit u pajtuan se zhvillimi i procesit parlamentar, negociatave për emrin dhe negociatave për hyrje në BE, do të jenë të volitshme për Republikën e Maqedonisë, që edhe më tutje mbetet e përkushtuar në realizimin e reformave në administratën dhe gjyqësinë, si dhe çështja e dekriminalizimit të shpifjes. 

 

Click