Aktivitetet



E hënë, 28 maj 2012

BASHKËPUNIMI PARLAMENTAR URË E RËNDËSISHME PËR ZHVILLIMIN E MARRËDHËNIEVE MIQËSORE-DIPLOMATIKE

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Islamike të Iranit, z. Hajrulla Misini sot realizoi takim me ushtruesin e detyrës si ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Maqedonisë, z. Alireza Sabzali, me kërkesë të tij.

Në takimin u shkëmbyen mendime për mundësitë për zhvillimin e politikës, kulturës dhe për zhvillimin bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimit në sferën e shëndetësisë dhe në më shumë sfera shoqërore, ndërmjet të dy shteteve. 

Në ato korniza z. Sabzali në veçanti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, si urë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe miqësore.  Gjithashtu, ai informoi se në vijim e sipër është hapja e ambasadës së Iranit në Republikën e Maqedonisë, si dhe formimi i grupit parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kryetari aktual i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Misini u pajtua me rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe e përshëndeti iniciativën e Iranit për marrëdhënie të mira miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Islamike të Iranit. 

Në takimin u diskutua edhe për përbërjen e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Islamike të Iranit, me ç'rast bashkërisht konstatuan nevojën për krijimin e bashkëpunimit më të afërt parlamentar ndërmjet të dy vendeve. 

Z. Misini përshëndeti faktin që Republika Islamike e Iranit ka pranuar Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Njëkohësisht, z. Misini e informoi ambasadorin për aspirimet e Republikës së Maqedonisë në aspekt të integrimit evropian dhe euroatlantik.

 

Click